Gym, fitness, Palester!! My new Love!!
Do doja te merrja pak kohe per disa njerez qe vertet luajne nje rol te rendesishem ne jeten e gjithsecilit ne momentin qe njerezit deshirojne ta ndryshojne ate per veten e tyre dhe te njerezve qe i rrethojne...ata/ato jane te forte ne pamje dhe karakter, jane vetevetja, te perkushtuar totalisht ne punen e tyre, punojne me pasion sepse e duan shkollen qe kane kryer, e duan punen e tyre...te gjithe ne/ju qe gjendemi prane tyre jemi me fat qe i kemi, qe i njohim, sepse ata japin nga vetja e tyre me te miren vetem per te n’a pare ne sa me mire te mundemi, duan te n’a shikojne ne sesi do ja dalim me forcen qe kemi brenda vetevetes, me perkushtimin e tyre dhe ate personal tonin qe tw shohim dhe te njohim nje vetevete tjeter, ate te transformuar , ate per te cilin gjithsecili nga ne e deshiron por jo gjithsecili ka vullnet per t’a realizuar, nje trup te bukur, i cili te ben krenar per veten dhe per njerezit te cilet jane munduar megjithe eksperiencat dhe njohurite e tyre , ti ndihesh i permbushur i realizuar kur shikon veten ne pasqyre dhe thua vertet jam une ? Por rrugetimi eshte i veshtire, duhet kohe, perkushtim, regjim ditor
strikt ne ushqim dhe ne ushtrim, gjithashtu dhe nje gjume i plote, dhe me besoni qe te gjithe mund t’ja dilni, popo te gjithe pa perjashtim, mjafton te doni ate qe po kerkonk nga vetja dhe nga njerezit qe po ju ndihmojne dhe te besoni ne te dyja, veten tuaj dhe ne personin qe ju trajnon...Ne 2017 e kam nisur si per qejf, ta provoj meqe eshte nje gje e re dhe te shof ku po arrij, por e pashe qe me mungonte vullneti keshtuqe pas disa muajsh me nje regjim jo strikt ditor e kuptova “qe po humbisja kohe kot “dhe c’ishte me e bukura??!! M’u shfaqen strijat per here te pare ne jeten time( gje qe nuk me ndodhi as kur isha shtatzane as pas saj e as me vone) , kjo ndodhi si pasoje e fryrjes dhe shfryrjes se muskujve ...ne nderkohe isha duke e rimenduar tanime rifillimin e aktivitetit fizik tanime shume seriozisht, po e mendoja si nje investim pozitiv per veteveten dhe doja ta riprovoja dhe te sprovoja veten ne ate sesa e afte dhe sa vullnet do kisha kesaj here...nqs heren e pare me shume nuk shkoja sesa shkoja, tanime e kisha nje synim qe te shikoja rezultate ne trupin tim qe duhet ta beja si detyre e si obligim ne te mire te trupit tim...te gjithe me thoshin se nuk kisha nevoje sepse isha boll e dobet dhe nuk kisha nevoje per te nisur palester, por njerezit nuk e kuptonin dhe nuk e kuptojne qe nisja e aktivitetit fizik nuk eshte vetem per te mbajtur trupin ne forme, por dhe per te qene menderisht sa me ne forme...me kujtohen ditet e para ku me dukej vetja shume injorante qofte ne ushtrimet ne radhen e tyre dhe ne realizimin e tyre....(qesh me veten) pikerisht aty here pas here kalonin ata njerezit qe te ndryshojne jeten dhe veteveten totalisht! Heret e para kane qene te veshtira, por une e kisha vendosur qe do vazhdoja dhe nuk do ta lija, sado e ngarkuar isha, me pune (7 h ne kembe) me nje familje dhe nje vajze qe donte perkushtimin e saj, une arrija (arrij) te gjej kohe per te shkuar ne palester dhe per tu ushtruar (tani sh pak) tre here ne jave....te gjithe ata njerezit qe kujdesen per ne klientet jane shume te mire..por perkushtimin maksimal e kam pasur me nje djale qe ne pamje te pare dukej i frikshem (qesh) mbase nga trupi gjigand dhe mbushja e tij me (zhgarravina do thoshte populli ne gjuhen e tij )me tattoo đ„°e mbaj mend qe ka pasur durim dhe perkushtim maksimal ne shnderrimin e trupit si me magji...une e mbaj mend qe nuk i mbaja mend ushtrimet mbase ngaqe isha mesuar ta kisha trajnerin me vete sapo mbaroja ushtrimin, shkoja e kerkoja edhe pse mund te ishte duke ndihmuar dike tjeter , vinte ma demostronte ushtrimin pa pertim...nderkohe pak nga pak isha duke pare nje Esi tjeter me forma trupore te ndryshuara per mire...ne ditet kur ate nuk e rastisja nje tjeter trajnere kesaj here e perkushtuar ne punen e saj me vinte ne ndihme duke me ndenjur te koka sa me shume te mundej, tashme kuptohet qe ushtrimet i kisha kuptuar dhe i kisha me te lehta per ti ushtruar se ne fillim...e shikoja veten me muskuj me forma trupore qe asnjehere nuk me kishin shkuar ne mend dhe me pelqente...tani jam ne pritje te embel te nje bebi (djale kesaj here) dhe vazhdoj te theksoj se dhe ne kohe karantine( ushtrohesha ne shtepi, ne mungese te gymit2-3 here ne jave) perkushtimi i trajnereve te mi vazhdonte po njesoj , ne dhenien e ushtrimeve tanime vete me bodyweight đme pas fillova te shikoj disa faqe ne instagram me te cilat beja ushtrime live ne menyre te tille qe te mos me ikte perkushtimi mbi ushtrimet...mezi prisja rinisjen e gymit pas karantinimit...e rrezikshme por kur e do dicka do rrezikosh deri ne fund per te...dhe une kisha kuptuar qe tashme kisha nje dashuri te re... Palestren!! Mos harroni trajneret si personal si jo , jane aty per ju / ne dhe ju presin gjithmone duke dhene me te miren e tyre per t’ju pare te lumtur dhe te realizuar ne ate cfare ju keni nevoje!!! November 2018 without gym, vs october 2019 with gym!!
Comments
Post a Comment