Feeling like a teenager again, my heart is beating so fast and my face is rushed, its like its my first dateđme pare mendova qe thjesht do kapja floket ashtu ne menyre te shpupurisur, e me pas nderrova mendje, vendosa ti shtrij, e dija qe per te nuk do kishte shume rendesi sesi isha une, por duke qene se eshte nje shenje qe i kushton vemendje detajeve, mendova qe te pakten floket te jene jo si shkurređ...nuk e di a do me zer gjumi, pasi dje vetem kujtoja ditet dhe netet e kaluara te viteve te lena pas edhe vec me ridhnin lotet rreke papushim, shkembimi i nr te tel pas kaq sh vitesh me kujtoi heren tone te pare te rastesishme ne rruge, me pas vazhdimi i bisedes aty ku e kishim lene, me beri te kuptoj qe ke ngel injejti...edhe pse nga tel e bere ishte shume i sigurt qe do ishte ai qe do afrohej prane saj, nuk ndodhi ashtu, ishte ajo qe u afrua prane tij, sepse kushtet ne te cilat ndodheshin ata te dy nuk lejonin te ndodhte e para...por kujt po i interesonte, me shi,me ere,pa diell ata te dy me ne fund do takoheshin,do takoheshin dhe kohet e tashmja me te kaluaren sonte ishin perballe njera tjetres ne dileemen me te forte qe ekzistonte ne kete jete, ashtu ndodhi gjumi nuk e zuri pothuajse fare me perjashtim te ndonje gjys orshi qe e mundi, dhe zilja per tu zgjuar dhe per te rendur drejt tij tashme kishte ardhur, vogelushja tanime e bere grua, edhe pse nisi te behej gati me shpejtesi sketerre nuk ja doli dot te nisej atehere kur e kish planifikuar ,vendosi te vishej thjesht ashtu sic vishej ne jeten e perditshme, tshirt jeanse atlete nje triko te holle,bomberin,nje shall te bukur ne koke kombinuar me canten e saj dhe me tualetin aq natyral saqe do vije bast qe nuk ekzistonte hic ne fytyren e saj. Hengri pak mengjes packa nuk ishte e uritur fare, ishte e uritur per te pare ate per te shpenzuar disa ore nga vetja me te, ishte e uritur per tu kthyer pas ne kohe dhe te jetonte te tashmen njekohesisht por kete radhe bashke me te jo vetem me mendjen e saj, i kujdesshmi, merakliu dhe detajisti e moren ne tel per te pyetur dhe sa rruge i kishte ngelur, i treegoi qe ishte sh afer dhe ai qe i thote qe kishte dale ta priste, rrahjet e zemres te nje nate me pare ishin bere tashme shume me te shpeshta dhe asaj i dukej sikur zemra do ti dilte nga kraharori, qielli i nxire e bente te mendonte per kohet e zeza te kaluara dikur dhe historite e trishta te tyret, nderkohe qe takimi do ndodhte vogelushja vriste mendjen nese do ti rridhnin lot nga syte apo jo ,packa se vete me veten e vete nuk donte e te ndodhte kjo gje, u ul e priti ne lokal, porositi nje caj qe sikur ta qetesonte sado pak dhe ja ku shikon silueten e tij te shfaqej ne shkallet e lokalit, ai nuk po e njihte po ajo dhe pse ai i dukej tanime si nje i panjohur e kuptoii qe nga syte qe ishte i njejti. u perqafuan per disa min dhe me pas u ulen ne tavoline, dhe filluan te flisnin mbi vitet e kaluara ne shpine...e kuptuan qe nuk kishin shume kohe ne dispozicion edhe pse dukej qarte qe te dy donin te shpenzonin me shume kohe me njeri-tjetrin ,pasi aq pak kohe nuk do tju dilte per te treguar gjithe ditet qe nuk e kishin takuar dhe pare njeri-tjetrin....koha e shpenzuar me njerezit e zemres nuk mjafton asnjehere, te duket si gjerdani qe ti vendos ne qafe me guret e cmuar dhe ne kete rast, guret jane vete njerezit qe ti ke ne jete, njerez qe e di qe nuk do te perseriten me kurre dheqe jeta nuk do ti jape me kurre sepse si ata nuk ka te dyte jane thjesht unik..
Mu me merr malli per ty
Mu me merr malli per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli per buzen e zjarrte, per te egrin shikim, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me pi me ty me u deh vec me te pas ngat po ty a te merr malli permu? Mu me merr malli me te puth,te prek, te perqafoj, te ndjej eren tende , po ty a te merr malli per mu? Mu me bin lotet nga malli qe kam per ty vetevetiu pa pas kurrgja, vec mall per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me qen e jotja dhe pas gjithe kesaj kohe, vetem e jotja po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me humb ne trupin tend me u ni njesh me ty, po ty a te merr malli per mu? 4korrik 2021, 00:44am
Comments
Post a Comment