E ke parasysh ate shprehjen qe nuk rron dot me dashurine, a si eshte ajo? Epo nuk e di nuk jam ndodhur ne te tille situate, mbase dashuria te ngop me shume sec mendon ti, por pastaj bie ne kundershtim me shprehjen dashuria vjen nga stomaku, keshtuqe i bie qe nqs ngopesh nga dashuria nuk ke nevoje per buke😂😂😂po a eshte e vertete? Nqs do isha me ty nuk do kisha nevoje per asgje tjeter, as pasuri asgje, mjafton shendeti... po si do e kesh shendetin nqs nuk do kesh per te ngrene? As kete nuk e kemi menduar thelle mire... dashuria duhet por nuk mendoj se eshte e mjaftueshme per te mbajtur dy njerez sebashku...nqs ata nuk i plotesojne njeri tjetrit kushtet minimale te jeteses si do te lulezoje me shume? Ne kohet e sotme pasja e nje pune eshte bere  sh e veshtire, packa se ne vendet e medha mund te duket pak me e lehte, nuk ndodh e njejta gje ne vendet e vogla...mundesite per punesim jane shume te rralla aq sa mund te them nuk ekzistojne fare...dhe themi pastaj pse emigron rinia shqiptare? Normal qe do emigroj sepse duan te kene nje pune nga e cila mund te lind nje jete dhe te krijohet nje familje, them te lind jete, sepse njeriu kur punon ndjehet i gjalle, aktiv dhe i dobishem pervec pjeses qe i ploteson vetevetes dhe anen ekonomike permbush nevojat dhe detyrat e veta ne njefare menyre....kete gje ma kishe permendur shpeshhere, krijimin e familjes dhe parate qe duhen per te...vite me pare kur isha me e vogel mendoja qe dashuria ishte perkufizimi i jetes, sepse pa te nuk ka jete, nuk ka ekzistence dhe kuptim ekzistenca e gjithsecilit, jo se e kundershtoj tani qe jam rritur ,por do thoja qe dashuria duhet ujitur sepse eshte nje lule qe po nuk u kujdese dhe nuk e ujite atehere kur ka nevoje, edhe po nuk e ushqeve atehere kur ka nevoje per ushqim ,thahet dhe nuk mund te besh dot me gje per rikthimin e saj ne jete edhe pse ti tashme mund te perdoresh humusin nga me te miret ne treg...tashme eshte vone ...kur te pyes pse nuk nderron vend per te jetuar me pergjigjesh qe edhe jetesa ne qytete te medha eshte bere me e veshtire, cmimet jane rritur dhe ti sado lek te marresh ne pune ,asnjehere nuk ka per te dale per te permbushur nevojat elementare, dhe shpenzimet minimale dhe ato mujore te nje apartamenti, mos harro ketu dhe qerane qe te vret me sh se cdo gje tjeter...pastaj po nuk e bere gjumin rehat naten edhe nuk je i qete me veteveten nuk quhet jete ajo, ndaj hapat duhen marre avash avashse po te ishte ashtu ishte martuar gjithe dynjaja dhe skish per te patur divorce ne kete bote, mire e ke ti, po dhe te rrish me njeri vetem sepse duhet ndenjur dhe ashtu nuk behet, se i bie qe ti per veten tende mos te jetosh, ndonjeher keta meshkujt qe martohen vone e di si me duken sikur po e bejne sepse duhet bere jo sepse e ndjejne, sikur e kane perndetyre qe duhet te krijojne nje familje... vertet qe njeriu prandaj jeton per te krijuar nje familje dhe nje keshtjelle me themele te forta sado erera edhe stuhi te kete nuk shembet kollaj..may27, 21:12, may 28,00:03

Comments

Popular posts from this blog

Mu me merr malli per ty

Champagne đŸŸ & Strawberries 🍓+18...3

Autumn thoughts!