Whose woman i was😇

...dhe une e di qe nqs do ishe aty me mua, ne cdo sekonde te atij udhetimi do me tregoje gruaja e cilit isha qe mos te kish mundesi asnje njeri te me rrembente qofte dhe nje shikim. Mendime qe me vinin ne koke sidomos kur shikoja cifte duke u puthur ne mes te rrugicave ose rrugeve te Venecias magjike, nuk quhej me kot vendi i dashurise, sepse edhe po te mos ishe e dashuruar se pakti do dashuroheshe me vete vendin, me cdo detaj te tijin, me rrugicat e fshehta ose jo, te cilat te ftonin ne mekat, te beje dashuri ne qiell te hapur pa pasur merak se dikush po te shikonte, ta shijoje aktin nga sekonda e pare ne te fundit ashtu sikur te ishte dita jone e fundit mbi dhe... megjithese me ty ashtu ishte, asnje sekonde nuk ka qene dhe nuk do jete e njejte, sepse ekzistenca jote me mbush me jete, me emocion, me rinon cdo qelize timen dhe perderisa ti kte gje e di e shfrytezon sa me shume te jete e mundur sepse ti e di qe une te kam droge pa te cilen nuk mund te jetoj dot...droge e cila kur e le, te vret, te shuan dhe qelizen me te re ...ekzistenca jote...po ku do ishe tani? Do ishe me dike ne krahe? Po me genjeje? Po pije nje pije? Ku ndodheshe ne keto momente? Te mungoja? Apo vetem une ty dhe jo ti mua? Sa pyetje pa pergjigje, dhe me kaplonte turbullimi i mendimeve te mia, ma bente koken aq lemsh sa lotet here pas here fshehurazi neper faqe fshija...

Comments

Post a Comment

Popular posts from this blog

Mu me merr malli per ty

Champagne 🍾 & Strawberries 🍓+18...3

Autumn thoughts!