San Marco! San Zaccaria, Venice
Vendi ku do te rrinim kete vit do te ishte San Zaccaria, e degjova qe thane dukej dhe nje pjese e kishes San Marco nga shtepia ku do rrinim. Nuk ka rendesi periudha e vitit ne te cilen vjen ne Venecia sepse kurdo te vish ketu eshte plot me turiste te vendeve te ndryshem, kete vit akoma me shume me ze syri angleze/ë , braziliane/ë, spanjolle/ë...kioska te vogla ne shesh te cilat sheshin gjera karakteristike te vendit, mbajtese celesash, bluza, shaje, kapele, magnete...lagje ne te cilen do te rrinim dukej e vjeter nga jashte, nuk e dija qe ashtu do ishte dhe nga brenda, ne krahasim me ate qe kishim ne Ca D’oro, jashte pak e vjeter dhe brenda e re...ecja deri ne katin e fundit ngarkuar me valixhe ishte pothuajse e pamundur ne gjithe ato shkalle te ngushta dhe nuk e kuptoj si ja kane dale me transportimin e krevateve apo divaneve, mbase nga dritarja...dolem direkt sapo lam valixhet sepse udhetimi nga Como ne Milano dhe nga Milano ne Venecia nuk na kishte lene kohe te mendonim per ushqim... kete vit vura re dyndje indianesh neper restorante, qe punonin aty, sherbimi linte per te deshiruar, e pyesje sesi ishte ushqimi i bere vete ose jo, te thonin po nderkohe qe kur e provoje e shikoje qe nuk ishte home made, naten e pare hengrem me pamje nga kisha dhe sheshi San Marco, sherbimi per darken mbaronte ne oren 22:00 keshtuqe duhet te ishe te shumten ne 21:50 qe te mund te sherbenin...me pas vendin pas darke do ta zinte muzika classice e luajtur nga muzikantet ne sheshin San Marco, nje gote alkooli ne dore, cifte qe putheshin, kercenin nen ritmin e muzikes, femijet qe vraponim te lumtur sa andej kendej, nje qetesi shpirterore qe te mungon ne jeten e perditshme...por mungoje ti shume, ku ishe, cfare po beje ne ate momente qe isha duke shijuar muziken e vetme, duke shijuar cdo detaj te San Marco-s, te kishte marre ndopak malli per mua, apo vetem mua per ty... dhe me keto mendime e pyetje neper koke e gjeta veten neper gjume... e nesermja nuk e di se ku do na gjente sepse nuk kishim bere plane... di qe do zgjohem perseri nga kembanat e kishes, do zgjohem perseri ne nje enderr qe do jetohej vertete... Me ka marre malli...
Comments
Post a Comment