Navigli

...Udhetimi me tren per ne destinacionin e radhes ishte nje ore larg Milano Porta Garibaldi, shiu ishte mik i yni ne diten e sotme dhe mendon qe dhe dy dite te tjera do na shoqeroj perseri. Do doja te kishim diell sidomos ne destinacionin e radhes ne Como por  nuk i dihej. Ishte freskuar pak keshtuqe gjithe rrobat e mara do te perdoreshin . Stacioni i trenit ishte pak me i piste sesa te tjeret ne te cilet kishim kaluar, madje edhe gjetja e trenit ishte pak e rremujshme. U orientuam si gjithmone me hartat e informacionit por perseri nderroi binari ne 5’ e fundit, sic e kam thene njohja e disa gjuheve te ndryshme ben perparesi, ne fillim pyeta disa pasagjere qe po kalonin aty pari ne gjuhen e tyre per te qene me te sigurt, por pastaj binari nderroi ne minutat e fundit, keshtuqe na u desh te vraponim ne sekondat e fundit. Per te shkuar ne destinacion perdorem nje taxi upper taxi. Me pas pasi perfunduam ne tren u rehatuam ne karriget tona dhe nisem aventuren e radhes. Mezi po prisja te arrinim ne “Lago di Como” e dija qe do ishte magjik ashtu sic ishte Navigli dje pasdite. Ecem nga Duomo drejt shtepise qe kishim marre, Piazza San Giorgio pastaj ecem drejt me pas morrem ne te djathte , pastaj ne te majte d he me ne fund arritem ne lumin qe ndante lagjen ne dy pjese. Ishte i mbipopulluar si cdo pjese tjeter e bukur e Milanos. Nje treg artizanal rreth e rrotull Naviglit me kukulla piktura te vjetra dhe te reja e rrethonte pisllekun qe kishte mbuluar lumin. Ne fakt ne mendjen time ishte i paster qe ndriconte gjithe lagjen dhe peshqit qe leviznin mbi te i shtonin shkelqimin, por ishte krejt e kunderta, madje ime moter tha qe i ngjante Lanes se Tiranes( qesh me vete) te pakten aty nuk vinte erë. Peshq kishte dhe nuk e kuptoj sesi rriteshin ne gjithe ate papasterti. Vendosem qe darken e radhes ta hanim diku buze Naviglit, keshtuqe duhet te gjenim nje vend te pershtatshem ne te cilen te ndalonim. Ashtu si zakonisht per racionin e darkes restorantet hapeshin rreth ores 19:30, keshtuqe na duhej te uleshim te pinim dicka dhe te hanim ndonje meze per ( aperitiv) te vazhduar pastaj me darken. Pasi u rrotulluam ne te dyja anet e Naviglit dhe shkrepjeve te shumta pasqyrave te ndertesave ne lume dhe perendimit te kuq te diellit,  vendosem te uleshim ne Vetusta Insigna, vendi brenda ishte ndertese me tulla e drure, por ushqimi ishte fantastik madje do thoja qe nuk kishte te krahasuar me  ushqimin qe mund te haje ne qender te qytetit...






















Comments

Post a Comment

Popular posts from this blog

Mu me merr malli per ty

Champagne 🍾 & Strawberries 🍓+18...3

Autumn thoughts!