Ca D’oro!! Parco Savorgnan, Venezia!!
Ding dong, ding dong zhurma e kembanave, te cilat sa here qe binin te kujtonin qe koha ecte sa hap e mbyll syte, ishim bere ca pertace ne zgjimin keto dite duke qene se kishim udhetuar pak si shume, gjithsesi nuk pertova dhe u zgjova duke hapur dritaret dhe duke pare pamjen qe te ofronte Zaccaria... ishte nje lagje me ndertesa te vjetra nderthurur me ato te rejat, muret qe dukeshin sikur do jepnin shpirt dhe shkelqimi i luksit te ndertesave perballe...pas tyre magjia e San Marcos ma bente me sy, sikur donte te na thoshte :” Zgjohuni gjumasher” u mbusha thelle me fryme dhe thitha ajrin e paster, pastaj terhoqa kanatat e dritareve dhe i rimbylla ato( kishim merakun e te vegjelve, prandaj siguroheshim qe gjithmone te ishin te mbyllyra mire)... dhe befas mendja me shkoi perseri ne ty...ishe zgjuar? Po flije? Po endrra a kishe?? Ndodhesha une neper to?? Ashtu sic isha neper gjume, hyj te bej nje dush per t’u bere gati sa me shpejt per diten qe do na ofronte Venecia magjike... kaluam neper lagjen tone te vjeter ne Ca D’oro ...dhe e vecanta e dites se sotme ishte “matchy matchy all of us” te gjithe te veshur me bluza Baby Shark, Mommy Shark dhe Daddy Shark...ps ne fakt vit per vit mundoheshim vetem ne motrat te ishim matchy matchy here pas here...ndersa kete vit...ishim te gjithe...duke kaluar neper rruge njerezit na shikonin dhe qeshnin dhe kendonin kengen Baby Shark( qesh me vete kur e kujtoj) pasi ndaluam te hanim “nje slice of pizza” and “sanduiches” ne kafenene aty prane na ndaluan dy vajza qe po shijonin pijen e tyre, donin te benin nje fotografi tonen sepse ishim te gjithe te veshur njesoj...”our friends would love this picture, omg what a great idea to have those shirts” thane ato, me ate rast ju kerkuam te na benin nje foto sepse deri ne ato momente kishim bere selfie me stick dhe nuk kishim nje tamam...i falenderuam dhe filluam te ecnim, tavolina ngjitur me to thane “ it will be the best if they have even for grandpa and grandma” por ata nuk e dinin qe ne kishim bere bluza dhe per gjysherit me Grandpa Shark dhe Grandma Shark, dhe ja kthyem “ we have them too” they laughed dhe ne vazhduam shetitjen tone drejt parkut te lojrave per femije...kishim vendosur qe kete dite tja u kushtonim atyre , me ate rast perseri do te ndiheshim femije dhe ne te medhenjte...arritem aty pasi ecem neper marketet e rruges dhe pasi shijuam akulloret handmade kembet na cuan ne nje gjelberim qe rrethonte ndertesat dhe pak me tutje ne po gjelberim rrethuar ndodhej parku Savorgnan i cili i mirepriste femijet me se miri me lojrat e tij argetuese ...po afronte darka dhe dites po i vinte fundi...tashme do mendonim per darken se ku do na zinte dhe cilen pjese te Venecias do te shikonim...
Comments
Post a Comment