Bellagio, Como, Italy

Bellagio, arritja ne te ishte pak si e pamundur per ne vajzat , pasi pas nje ore udhetimi me tren nga Milano deri ne Como, do te na duhej te hipnin ne autobus. Duke mos harruar se zona malore, autobusi pa ajer, koha jashte e tmerrshme me shi, vendet ne te cilet ishim ulur mbrapsh te gjitha keto na sollen marrje mendsh dhe sikur te mos mjaftonte, turbullim stomaku qe per rrjedhoje solli zenie autobusi. Ishte e thjeshte per te arritur, sepse si dilje ne stacionon e trenit San Giovani Como, shikoje harten e autobusave C30 te conte ne Bellagio, udhetimi zgjati deri ne 1 ore e 15’ deri ne destinacion. E dija qe do ishte magjik si destinacioni tjeter qe na priste, por kesaj here mezi prisja t’i jepja fund udhetimit dhe vetem te zbrisja nga autobusi. Liqeni i Comos rrethonte te gjithe Provincen Lombardeze, madje te jepte idene e nje vendi luksoz, si majtas dhe djathtas, si ne qytetin e lindjes tonin, Beratit, qytetin e nje mbi nje dritareve. Vendoseshin vilat luksoze dhe ne mes nje rruge gjarperushe qe here te conte lart e here te zbriste poshte.. nuk e dija nese do te ishte aq e bukur sa ne fotografi, sepse ne to do te mund te perdorje dhe filtra te ndryshem sic ndodh rendomte, por jo aty, ne kete vend nuk kishte nevoje per filtra, natyre e paster qe asnjehere ska nevoje per filtra. Shtepia ne te cilen do rrinim, ishte nje vile, e cila me perpara kishte qene Kazino e vendit. Pamja ishte spektakolare dhe magjike. Liqeni shtrihej ne gjithe territorin , degjoje kembanat e kishave, zhurmen e varkave, trageteve aty prane, as nuk do ta merrja me mend sesa i bukur do te ishte me tej. Shkallet qe te conin te “vila jone” ishin shkallet karakteristike te provinces, te ndertuara me gure te vegjel( qe dukeshin si kalldrem te vegjel) dhe te gjera njekohesisht rrethonin rrugicat e ketij vendi. Era qe dukej sikur do na rrezonte nga momenti ne moment dhe lulet shumengjyreshe dhe aroma te ndryshme na shoqeronin deri te rrugica e viles sone...brenda ishte me mobilje te antikitetit, dritaret gdhendur, kanatat e drurit, te jashtmet dhe te brendshmet...era e forte e marre e bente liqenin me te eger se zakonisht. Sheshi i kishes San Giacomo qe ndodhej ne qender te qytetit e mirepriste cdo vizitor qe kalonte aty pari. Supermarketet mbylleshin ne oren 19, restorantet ne oren 22 , ndersa baret per te pire vere aperitiv rrinin hapur, keshtuqe nqs te duhej buke apo dicka tjeter duhet patjeter te ishe brenda ores 19. Nderkohe qe karakteristike e vendit ishte prodhimi i mendafshit dhe gjerave artizanale, piktura dhe bizhuteri prej ari ose prej qelqi. Pushimin e javes e kishin te merkurave...Naten e pare pasi u furnizuam me ushqime, nuk patem mundesi te hanim darke neper trattorite keshtuqe vendasit na sugjeruan te shkonim poshte, ne te djathte, aty mund te gjenim ndonje restorant hapur, e ashtu ishte e gjetem restorantin e nje hoteli hapur “Suisse” muzike jazz, nje tavoline me anglez/e duke qeshur dhe biseduar me ze pak te larte dhe me gota bosh dhe plot vere ( jo birre cuditerisht🙈)! Ne total 4 tavolina ishin sebashku me tonen. Kamarieri qe na sherbeu ishte nje burre i moshuar te cilin kur e pyeta sesa vite kishte qe e bente kete profesion me tha 38 vite me plot krenari. Sikur te gjithe te ishin si ai ne punen e tyre. Edhe pse perjashta era e cmendur dukej se do na rrezonte nga momenti ne  moment , nuk harruam shkrepjen e disa casteve te jetes, fotografi pafund pa nevoje per filter, natyre perfekte qe te dukej paksa fallco sepse nuk mund te jete e tille gjithe jeta vetem duke qeshur dhe duke u argetuar, apo ndoshta e kisha gabim dhe me kete pikepyetje mbylla syte, per t’u zgjuar perseri ne ate vend perrallor te cilin nuk e besoja se do ta vizitoja perseri. Diten tjeter koha ishte perfekte , pasi hengrem mengjes ( zgjidhje shume e mire ngrenia e mengjesit ne shtepi) u bem gati per nje dite te mrekullueshme ne ate vend endrrash, vendosem te benim nje tour “me trenin e qytetit” do te mund te ndaloje ne cilin vend te doje per te vizituar nje vile apo nje park , shtepite e gdhendura neper mure me simbole te ndryshme, gjelberimi pafund te jepte qetesi per syrin dhe per shpirtin aq sa momentalisht jetoje nje realitet komplet ndryshe nga ai qe ishe mesuar ti te jetoje.. syri na zuri nje park lojrash ne sheshin e kishes San Giovani dhe keshtu vendosem te argetonim paksa femijet, me ate rast do te ndiheshim femije dhe ne me shume se heret e tjera... pas shetitjes me tren vendosem te gjenim nje vend per te ngrene dreken, tarraca e “Metropole” pamje liqenit dhe gjithe shtepive te tjera ne anen tjeter te tij. Rosat duke notuar dhe peshqit qe i benin shoqeri se bashku me zogjte e liqenit ( nuk e di sesi quheshin) te jepnin ndjesine qe realisht jetonim kot ( sidomos ne ne Shqiperi 😔😔), menuja e plote e ushqimit sherbehej pas ores 15:30 por ne nuk mund te rrinim pa ngrene keshtuqe morem disa antispasta te lehta ... dita ikte shpejt dhe nata vinte rrembimthi duke na treguar qe destinaciomit te radhes po i vinte radha... darken e fundit e hengrem tel Antico Pozzo, tarrace me nje gatim fantastik, te bollshem , jo si te Suisse ( qe kishte luks po jo bollek ne ushqim) dhe me cmime me te lira sesa ne vendet e tjera ne te cilet ndaluam.. ishim me fat qe koha mbajti shume mire ne diten e dyte te pakten mundem ta shijonim sic duhet edhe pse une e u ftoha dhe pata dhimbje fyti per te pakten 3-4 dite nga Milano deri ne Bellagio, por diten e fundit mora disa mente te cilat me ndihmuan te jem pak me mire...nderkohe qe autobusi rrotullohej sa lart e poshte neper gjarperushet e Bellagios pamja qe te jepte ishte mrekulli, syri te zinte keshtjella kisha pafund dhe disa keshtjella ne maje te kodres aq larg dukeshin sa ti pyesje veten sesi mund te shkoje aq larg dhe te jetoje ne fund te gjithckaje? ... dhe rruga e gjate na coj tek stacioni i trenit San Giovani di Como i cili na tregonte qe Venecia ishte akoma me afer per tu ripare dhe per tu ridashuruar me fort se heren e pare...  


































Comments

Popular posts from this blog

Mu me merr malli per ty

Champagne đŸŸ & Strawberries 🍓+18...3

Autumn thoughts!