Vjeshtë, gjethet filluan të shtrojnë petkun e tyre të artë.Ndërsa qyteti gumëzhinte me bletët e veta punëtore. Bletë nëpër qytet aq shumë?Hahaha,jo pra,e kisha fjalën për studentët/at.Ah,ok. Diku aty isha dhe unë, diku aty ajo, diku aty ai, diku aty ata... E di ishim mësuar me atë kohën e gjimnazit që sa mbaronim shkollën, duhet të ktheheshim për shtëpi e kokën as majtas as djathtas po drejt e për shpi.. Pastaj, aty ku isha unë si ne çdo qytet të vogël, fillonin nofkat nëse bëje ndonjë nga kto gjërat më lart... Nejse , ishte koha për të parë shumë gjëra ndryshe, ishte koha për një jetesë të rriturish, ndërkohë që akoma isha shumë e vogël për këtë jetesë.. Po koha kalonte , muajt gjithashtu , kishim filluar të pinim ndonjë kafe, aty te lokali i shkollës, madje dhe kur e pinim atë kafen, flisnim për shkollën dhe për mësimet, nuk kishte temë tjetër diskutimi... E di si do thotë ky brezi tani.. Sa old fashion kta.. ( qesh me veten) po, ashtu kemi qënë, madje mos të flasim per tel, i pari ka qënë nga ata siemens me antenë, i dyti një nokia ( se mbaj mend ca nokia, po jo ajo tulla) pastaj mbaj mend që e kam ndërruar nokian me një mottorola që bënte fotografi ..( qesh përsëri) eh ashtu ishte koha, nuk ishim brezi i teknologjisë, madje as rrjetet sociale nuk ekzistonin pothuajse fare. Hhmmm, tani që po e mendoj, mbase ka qënë messenger me ata tre njerëzit, adresë e-maili dhe password ( qesh përsëri) ka qënë dhe hi5 me duket, nga kto rrjetet që njihje njerëz... Dmth paska qënë nje rrjet social.. Po, po, kane qënë disa, po ne që merreshim me studimet, dmth me shkollën, nuk është se kemi pasur shumë kohë të merremi me kto gjëra... Ok, në rregull, nuk them që nuk kam folur me ndonjë njeri të panjohur, se fundja fundit të gjithë e kemi bërë, mos të bëhemi hipokritë, nuk e di, mbase ka qënë më mirë atëherë se tani. Të gjithë, si i madh dhe i vogël, i dijnë të gjitha, ca ka, ca s'ka teknologjia. Vërtet,atëherë kemi pas kohë dhe të luanim me letra dhe të luanim jashtë me top dhe të bënim një piknik dhe të shkruanim në letër dhe të dërgonim kartolina në periudha të ndryshme, qoftë për Vitin e Ri,qoftë për ditëlindje,&ne,në kohën tonë, çunat i konsideronim si shok e jo me shumë...
Mu me merr malli per ty
Mu me merr malli per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli per buzen e zjarrte, per te egrin shikim, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me pi me ty me u deh vec me te pas ngat po ty a te merr malli permu? Mu me merr malli me te puth,te prek, te perqafoj, te ndjej eren tende , po ty a te merr malli per mu? Mu me bin lotet nga malli qe kam per ty vetevetiu pa pas kurrgja, vec mall per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me qen e jotja dhe pas gjithe kesaj kohe, vetem e jotja po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me humb ne trupin tend me u ni njesh me ty, po ty a te merr malli per mu? 4korrik 2021, 00:44am
Comments
Post a Comment