Aeroplane mood on
Vendosëm që takimin ta përsëritnim në ndonjë vend tjetër, në ndonjë vend më elegant , në ndonjë qytet tjetër pse jo në ndonjë shtet tjetër. Mezi prisja telefonatën për të më thënë vendodhjen tjetër dhe aventurën e radhës, sepse i tillë ishte ai, aventurioz me idera aty për aty dhe me çmendurira që askush nuk nund t’i imagjinonte. Por aq më shumë që kalonin ditët aq më mister po më dukej në vendin e radhës. Madje mendja më shkonte në zhdukjen e tij të zakonshme nga ato që i koshte në natyrë të vetë, pa nam, pa nishan, por jo nuk vonoi as dy javë dhe cingërroi telefoni. Po, i thashë. Ua sa e ftohtë , ma ktheu. Pas kaq shumë javë mungesa një po në telefon? Po normale, ia kthej, se nuk je bërë gjallë, u zhduke me ato të tuat. Hahahaha, dëgjoj një të qeshur prapa telefonit, budallaqe kam qënë pak i zënë, por jo për të bërë ty merak, e di ti si humbasi unë, me shok, me punë... mire mire, i them, dhe prapë me gtohtësi. Hajt bëj nja dy rroba gati, pashaportën edhe për dy tre orë nisemi, ma ktheu. Po ku?,i thashe. Ajo ku-ja që pyeta m’u duk si pyetje retorike, pa përgjigje, sepse e dija që nuk do më thoshte vendin... ishte dimër dhe mendja mund të më shkonte vetëm në ndonjë nga këto vendet me borë, jo më larg, madje nuk më tha as cfarë rrobash të bëja gati, shyqyr Zotit që në valixhe kisha ca rroba behari dhe nja dy kostume banjo-je, sepse aty ku shkuam ishte verë. Më tha të merrja taksi që të mos i duhej të vinte të me merrte se do ishte kohë e humbur, ndërkohë që më priste në aeroport sytë i shndrisnin nga lumturia që po më shikonte. Nuk e besoja që do arratiseshim të dy, për s’di se ku, di vetëm që vrapova me vrap përpara se të më binte të fikët në krahët e tij. Kishte kaluar aq pak kohë dhe mua më dukej sikur kishin kaluar shekuj. Në check- in nuk n’a vonuan shumë, biletat të dyja i kishte ai dhe nuk e mora vesh se për ku ishim nisur. O bir, i thashe, për ku jemi nisur? Se nuk e di a kam mjaftueshëm rroba. M’a ktheu, e ç’i do rrobat kur mund të jesh gjithë ditën zhveshur?
Comments
Post a Comment