Vendi ku kishe vendosur të më çoje, ishte parajsë, parajsë në plot kuptimin e fjalës. Sa zbritëm nga aeroplani dhe prekëm tokën, bëra kryqin, ti më pe dhe qeshe, ç’pate më the? Epo shyqyr që erdhëm gjallë, t’a ktheva. Gjithë ajri, ndërtesat e vjetra që nuk dukeshin si shtëpi, apo dhomat për të futur kokën, gjelbërimi, ngjyrat pa fund dhe më në fund statujat gjigande, që të jepnin një relaks shpirtëror të pashjpjegueshëm. Ishim te vendi i Buddh-ës. Njeri qeshte, njeri flinte... Tempujt e ndryshëm, vetëm të jepnin pozitivitet në mendje, të bënin të përjetoje një ëndërr. Nuk mendoja që do ndodhesha ndonjëherë në atë vend e jo më me të. Brita nga gëzimi dhe thashë:” Këtu lumturia kalon kufijtë e saj, mirësia e këtyre njerëzve të varfër është e pashpjegueshme, mbase të gjithë njerëzit duhet të jenë si këta këtu, për të qënë të lumtur dhe më pas të pasur”, sepse ata ishin të pasur shpirtërisht dhe mendërisht. Kjo gjë i mungonte botës anembanë, por shyqyr Zotit që paska akoma vende që ndjejnë lumturinë ashtu sic jua fal Zoti lart. Arritëm në “barrakën” tonë, që të jepte idenë e një dhome shkatarraqe, pa dyer, pa dritare, me perde dhe nje nim nga ato që kishim atëherë kur mungonin krevatët, e quajtur në kohën tonë “divanë me kokë”. Por sapo hapet dera, brenda ishte një super dhomë, gjigande, e kompletuar në mënyrë “luksoze”, thoshin vendasit, kishte një super living room, me të gjitha orenditë e bukura, rregulluar me ndonjë aksesor në miniaturë buddhe...
Mu me merr malli per ty
Mu me merr malli per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli per buzen e zjarrte, per te egrin shikim, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me pi me ty me u deh vec me te pas ngat po ty a te merr malli permu? Mu me merr malli me te puth,te prek, te perqafoj, te ndjej eren tende , po ty a te merr malli per mu? Mu me bin lotet nga malli qe kam per ty vetevetiu pa pas kurrgja, vec mall per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me qen e jotja dhe pas gjithe kesaj kohe, vetem e jotja po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me humb ne trupin tend me u ni njesh me ty, po ty a te merr malli per mu? 4korrik 2021, 00:44am
Comments
Post a Comment