Trin tring, binte zilja papushim, e lagur ujë, rimeli kishte rënë si loti nëpër faqe dhe kish krijuar një pamje fytyre të frikshme. Tik taket e zemrës shpeshtoheshin më shumë, derisa dera u hap...Çfarë ka ndodhur më pyete? Të them e takova 😞Hajde, hajde futu brenda se je bërë qull. Më fton brenda , më jep një peshqir për të bërë një banjë të ngrohtë ,e pastaj më thua, ik shko bëj një dush ,të qetësohesh e ngrohesh edhe flasim. Uji rridhte rrëke edhe rimelin perpiqesha të fshija,por tashmë nuk më linin as lotët. Ishin lot gëzimi apo jo, nuk e kuptova. Shpejt e shpejt mundohem të mbledh veten, vë një peshqir në kokë dhe krak bën çelësi i derës. E përqafoj, më përqafon dhe ulemi në divan. Merr frymë më thotë dhe fillo më trego , ça ndodhi? Kur ndodhi? Si e takove? Dhe filloj historinë, duke i treguar atë çka kish ndodhur në punë dhe në vazhdimësi në ditët në vijim. E tronditur nga gjithë historia më thotë : Të duket veprim i rriturish apo kalamaçke? Dhe thjesht ja kthej: Jam akoma një çupëlinë që nuk ka për t'u rritur kurrë. Jam akoma e tij, e do jem gjithmonë. Më ngroh një filxhan çaj , dhe i them: Çaji mund të më ngrohë stomakun por jo zemrën, zemrën ma ngroh veç tik- taku i zemrës së tij, veç zëri i tij më mban gjallë. Më mban gjallë veç të di që ai është mirë. Hajde budallaqe. hajde, mblidhe veten se ke ditë plot per tu çmallur me të, a the që nuk do iki më dhe që do jetë i yti gjithë jetën? Ja kthej: Kështu më tha, por nuk e di të nesërmen, ashtu është ai i mistershëm, ikën dhe vjen atëherë kur s'ta pret mendja, po kur ikën, lë një boshllëk që s'ka bir nëne që ta mbush. Dhe filloj e qesh. Më thotë : Sa vite kisha pa të parë kështu. Ah mor bir çi ke bërë gocës. Dhe qeshim të dyja. Shyqyr që u kthye thuaj, ishalla e nesërmja e gjen përsëri këtu dhe jo shtegtuar 😞... Vazhdon
Mu me merr malli per ty
Mu me merr malli per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli per buzen e zjarrte, per te egrin shikim, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me pi me ty me u deh vec me te pas ngat po ty a te merr malli permu? Mu me merr malli me te puth,te prek, te perqafoj, te ndjej eren tende , po ty a te merr malli per mu? Mu me bin lotet nga malli qe kam per ty vetevetiu pa pas kurrgja, vec mall per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me qen e jotja dhe pas gjithe kesaj kohe, vetem e jotja po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me humb ne trupin tend me u ni njesh me ty, po ty a te merr malli per mu? 4korrik 2021, 00:44am
Comments
Post a Comment