Te kujtosh qe bota eshte e poshter eshte nje gje, por te mendosh qe ka njerez te sinqerte, te mire,te vertete, te duket si nje geshter qe asnjehere nuk e beson packa se faktet flasin vete, por duke qene qe zhgenjimet ne jete shpeshhere jane me te medha se sa fitimet kjo eshte nje nder gjerat qe realisht te duken te pabesueshme, nderkohe ne momentin qe te shfaqen persona qe te mbushin me pozitivitet, te mbushin me lumturine e tyre, te mbushin me buzeqeshje dhe ne ditet e tua me te trishta edhe pse vete ata persona jane te lodhur, te merzitur dhe pesimiste per jeten e tyre nga rrjedha e jetes , ti gjithnje je krenare qe ke arritur te kesh afer vetes njerez te tille, ti gjithmone je krenare qe njerez te tille mundohen te ndajne sadopak nga jeta e tyre dhe ne ate moment  ti fillon te kuptosh qe te ndash ,eshte reciproke sepse reciprociteti ne nje lidhje shoqerore apo dashurore, ne cfaredo lloj lidhje qofte, eshte nje nder gjerat primare qe e ben te funksionoje ashtu sic duhet kjo jetese ne te cilen jetojme ... Njerez te cilet ne start konsiderohen si "mendjelehte", "naive", me kalimin e kohes kuptohet qe jane thjesht vetevetja dhe shtirjen e kane pothuajse te pamundur, besoj se fytyren e dyte ,e mbajne per ditet e tyre me te keqija( te cilat shpresoj mos te vijne asnjehere)sepse njerez te tille ashtu si dhe gjithe njerezit me te mire te kesaj Bote te felliqur, meritojne me te miren, sepse vertet duan te te shikojne mire , vertet duan qe ti te ndihesh mire, vertet duan qe te te shikojne te ngrihesh ne karriere pa cmire, te shikojne te ngjisesh te gjitha shkallet e kesaj jete sa me lart te jete e mundur, vertet duan qe ti te jesh vetevetja ne cfaredo dite qofte ,si me "shi" dhe me "diell", njerez te tille jane te pakte, jane te pakte ata si ti dhe une 😇... 

Comments

Popular posts from this blog

Mu me merr malli per ty

Champagne đŸŸ & Strawberries 🍓+18...3

Autumn thoughts!