She is!!

Ajo është e vogël e madhe, e brishtë, e fortë, e ndjeshme, arrogante. Ajo ndjen pastër, pa interes. Ajo është katalizator i jetës, pa të nuk mer frymë as ai brenda, as ai jashtë, ajo jep pak nga pak veten e saj për të parë ty më mirë, ajo të tret me indiferentizmin e saj ,nqs do të fitosh zemrën e saj, duhet të kesh kujdes do të duket sikur do marrësh pjesë në një betejë lufte dhe ti kërkon të fitosh, por me atë e ke të vështirë, nuk është nga ato mendjelehtat paçka se në pamjen e parë mund të gënjejë, ajo ka një class që askush nuk e ka, ka një thjeshtësi që gjithkush e kërkon t'a ketë, ka një ndrojtje që i vjen natyrshëm, një shikim"vrasës" që të fut në mendime. Ajo është e rritur para kohe, popo ashtu është, ka shkelur mbi gjemba, por nuk i kanë ngelur shenja, ose më saktë, është aq e zonja per t'i fshehur ato saqë askush nuk mund t'i shikojë se ku janë. Ajo të bën krenar/e si ty dhe mua, bën krenar të gjithë ata që kanë mundur të zënë një copëz vend në zemrën e saj, ajo bëhet hi për atë dhe atë tjetrin, sepse ashtu është ajo e çiltër e me çiltërsinë e saj vuan shumë herë pas here. Ajo lufton me unin e saj të brendshëm dhe ndjen shumë dhimbje, po prapë nuk derdh asnjë pikë loti sepse ajo është e fortë, ose më saktë, ajo nuk do që askush ta dallojë brishtësinë e saj, e prandaj gjithmone të kthehet me indiferentizëm. Ajo thjesht kërkon te jetë e lumtur, kërkon shumë? Lumturia për të( ps marrë nga ajo) "Është të dish se j'a vlen t'a jetojmë jetën pavarësisht sfidave, keqkuptimeve dhe periudhave të krizave. Nuk është një falcitet i fatit, por një arritje për ata që janë në gjendje të udhëtojnë brenda vetes. Të jesh i lumtur është të heqësh dorë nga viktimizimi për shkak të problemeve dhe të behemi aktorë të historisë sonë. Është kalimi i shkretëtirave jashtë vetes dhe gjetja e një oazi në ndonjë skutë të shpirtit tonë"10:29 ,april10,2017 . To my E.P

Comments

Popular posts from this blog

Mu me merr malli per ty

Champagne 🍾 & Strawberries 🍓+18...3

Autumn thoughts!