Nuk mbaj mend sa zgjati biseda... Kemi pirë alkool. Ti alkool?!?! Hahahahaha...birrë pra. Ua thashë çne ti alkool?? Jojo siç e di verën dhe birrën kam miq të ngushtë, më shumë verën sesa birrën, po atë natë birrë kisha pirë. Ashtu siç mbaruam bisedën në tavolinë, u përshëndetëm dhe secili u largua për në shtëpinë e vetë... kaluan muaj edhe nuk e dija as ku ishe, as ku humbe, veç më kujtoheshe ndonjëherë si nëpër mjegull, ashtu si atë natë. Më kujtohej hija jote e zezë, man in black( qesh) . Dhe ja ku një ditë prej ditësh, më duket ka qënë sezoni i provimeve, u shkëmbyem në rrugë. Thuajse të kisha harruar fare, vetëm kur më doli përpara hija jote, u kujtova për ekzistencën tënde...E di si m’u duk?? Sikur po më lëvizte zemra vendit..Po çne?? Unë njëherë të kisha takuar, veç një herë të vetme, apo aq mjaftonte për të ndjerë shumë? Aq mjaftonte për të qeshur me ty? Sikur kisha një jetë që të njihja? Aq pak? Ku e dija unë e shkreta. Ti nuk ngurrove dhe me pyete si isha, si shkonte shkolla a ku di unë se çfarë dhe direkt më kërkove numrin e telefonit. Ashtu ishte me të gjitha? Njësoj si me mua? Me këtë pikëpyetje bë kokë vazhdoja unë, ndërkohë kishim shkëmbyer numrat e telefonit me shpresën për të pirë kafe ndonjë dite, natën s’bëhej fjalë. Dhe u nisëm nëpër drejtime të ndyshme, unë për në shtëpi, ndërsa ti, s’di se për ku...
Mu me merr malli per ty
Mu me merr malli per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli per buzen e zjarrte, per te egrin shikim, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me pi me ty me u deh vec me te pas ngat po ty a te merr malli permu? Mu me merr malli me te puth,te prek, te perqafoj, te ndjej eren tende , po ty a te merr malli per mu? Mu me bin lotet nga malli qe kam per ty vetevetiu pa pas kurrgja, vec mall per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me qen e jotja dhe pas gjithe kesaj kohe, vetem e jotja po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me humb ne trupin tend me u ni njesh me ty, po ty a te merr malli per mu? 4korrik 2021, 00:44am
Comments
Post a Comment