Nuk e di pse këto kohë jam bërë shumë e akullt. E kupton? Nuk ndjej për asnjë, në vend të zemrës kam të vendosur një gur. Në fakt, realisht unë nuk jam e tillë, jam e qeshur, e shoqërueshme. Madje ndonjëherë më thonë dhe llafazane, se po nisa të flas? Nuk më qepet goja. Më vjen inat që bëj shumë për të tjerët ndërkohë që kjo gjë nuk ndodh reciprokisht. Dmth unë si të ndodh si jo, ngelem e njejta. Nëse do mundesha, do dhuroja shumë për gjithë njerëzit, që të kisha mundësi t'i shikoja mirë, të lumtur edhe ata, njësoj si unë apo ti. Më vjen inat që sa herë që jam e lumtur, ajo nuk zgjat shumë, një re e zezë do t'i marrë frymën, do të sjellë një shi të rrëmbyeshëm, por unë e di që kjo do jetë e përkohshme. Nuk jam njeri i keq dreqi ta hajë, jam njeri paqësor, aventurier, që do shumë, që ndjen shumë, që bën shumë për njerinë. Jam njeri që dhe pse shumëkush mendon që nuk jam aspak e tillë, kjo jam unë. Dhe nuk kam ndryshuar, as nuk ndryshoj, as për ty, as për atë! Unë jam unë🙈😇🌸15:30, march 24,2017 .. Dedication to my E.M
Mu me merr malli per ty
Mu me merr malli per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli per buzen e zjarrte, per te egrin shikim, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me pi me ty me u deh vec me te pas ngat po ty a te merr malli permu? Mu me merr malli me te puth,te prek, te perqafoj, te ndjej eren tende , po ty a te merr malli per mu? Mu me bin lotet nga malli qe kam per ty vetevetiu pa pas kurrgja, vec mall per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me qen e jotja dhe pas gjithe kesaj kohe, vetem e jotja po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me humb ne trupin tend me u ni njesh me ty, po ty a te merr malli per mu? 4korrik 2021, 00:44am
Comments
Post a Comment