Ndonjëherë më duket sikur jam e rritur para kohe. Të jetuarit me ty, më duket sikur ma ka shtuar këtë. Duhet të isha duke bërë gjëra te tjera , prsh ato që bën mosha ime, e jo këto që jam duke bërë tashmë. Pastaj them me veten, e çfarë bën mosha jote? Budallaqe, atyre ashtu ju kanë ecur gjërat, jo se duan vetë të jenë ashtu, të zgjidhur nga zinxhirët gjithë kohës, e pa dikë qe të tregoj kujdes për ta, qoftë kur janë mirë emocionalisht, fizikisht, shpirtërisht. Mbase ata duan të jenë si unë, me zemër të burgosur diku, po unë akoma se di, apo mbase më ka marrë malli të jem vetëm, edhe mos t'a vrasë mendjen për asgjë, as për të, as për mua, as për ty, po t'i le gjërat të rrjedhin ashtu si të vijnë, ndoshta më ka marrë malli që ajrin që thith ta kem të gjithin për vete e mos të duhet t'a ndaj me njeri, mbase krevatin dua ta kem të gjithin për vete, që të kem mundësi të endem sa andej këndej, pa pasur mundësi që të përplas apo t'i fus shkelm dikujt kur jam nëpër ëndrra. Mbase më ka marrë malli që gjithë ditën t'a kem për vete, pa pasur asnjë angazhim tjetër, pa pasur dy sy që më kërkojnë gjithmonë, pa pasur një zemër që më përket, pa pasur më të bukurën gjë që ka ekzistuar ndonjëherë në këtë planet, ëngjëllin tim të vogël. Po atëherë si do ishte gjithë dita? Pa zënka, pa sy, pa zërin e ëmbël që të pret gjithë lumturi kur vjen nga puna, kur nuk të sheh sepse i duhet të kaloj dhe vete orë aty te "foleja e zogjve" atëherë kur unë apo ti nuk ndodhemi në shtëpi. Si do ishte dita nqs nuk do lodhesha? Nuk do rrija në këmbë për të bërë gjithçka gati, punë, gatim, veten gati, ty gati, atë gati? Thjesht sapo të hapja sytë, do thithja ajrin që tashmë e kisha gjithin për vete, e do shtriqesha nëpër krevatin që nuk po e ndaja me asnjëri. Do më dukej vetja shumë bosh, do kisha një boshllik aq të madh sa vetëm do përqafoja jastëkët e krevatit "tim" dhe më nuk do më vinte të ngrihesha prej tij. Do t'i kërkoja vetes llogari pse duhet të më ndodhte pikërisht mua një gjë e tillë, akoma të isha e vetme fillikat, kur pjesa më e madhe e shoqërisë sime t'i kishin gjërat e kopsitura, të kishin dikë me të cilin" do kalonin jetën" sikur të ishte kaq e thjeshtë kjo fjalë, pse mos të isha dhe unë me një njeri që do ishte në të keq e në të mirë për mua, pse mos të isha dhe unë e "lumtur" sikur lumturia të ishte kaq shumë. Ti, mund të jesh e lumtur kurdo nëse vetë e mendon apo e dëshiron një gjë të tillë, pse mos të isha dhe unë një "nënë" të ndjeja ritmin e zemrës së të vogles/voglit të rrihte njësh me timen në përqafimin dhuruar në çdo sekondë të jetës së tij/saj, "faleminderit Zot" për këtë ndjenjë që më ke dhënë ,e shumë pse-ra të tjera. Ok, mund të isha në sferën profesionale më e realizuar, sepse deri diku jam pak e stopuar me oraret, me ditët e pushimit, apo me punët që më ofrohen, por do zgjidhja të njejtën zgjidhje në këtë situatë që ndodhem, para "gjithësisë " që më jep i qenuri "nënë" . Të kesh një engjëll në krahë, që ka nevojë për përkujdesjen tënde, në çdo sekondë. të kesh dikë me të cilin do ndeshesh në shikime të mërzitura, të qeshura, shikime nervash të ftohta , të ngrohta, shkelmash , përplasjesh në gjysmën e të madhit krevat, situata të krijuara nga mungesa e pjatës së pambushur në tavolinë , apo përtesa e mosngrohjes së pjatës, e pritja deri në minutazhin e mbarimit të ditës, nëse sot do ekzistoj buzëqeshja apo ndjenja e ftohtë ,apo dhe ngrohja e krevatit para të shtrenjtit gjumë. Mbulumi i çdo pjese tënde me puthje përqafime pafund, aq sa ndonjëherë thua, uh sa jargë lëshon. Besoj se këto e të tjera gjëra, besoj se këto ndjenja, secilit qe si ka, si ka ndjerë, apo i mungojnë, i ka pasur dikur, i kanë ikur, i ka me njeriun e gabuar, apo i do me njeriun e zemrës, janë gjëra për të cilat gjithmonë do të marrë malli, për njeriun e gabuar jo sepse do të ndërrosh faqe, në mos t'a grisësh atë faqe libri të jetës tënde që mos të ndodhet më asnjëherë aty, as me dashje as padashje, ndërsa për njeriun e duhur, për ate "the one" t'i rikujtosh , t'i rishkruash, t'i ripërjetosh nga A-Zh, sepse nuk do të harrosh asnjë detaj që të ka sjellë grimca lumturie në jetën tënde, nuk do të harrosh respektin e ofruar gjithë këto vite, nuk do të harrosh pastërtinë e ndjenjës së tij, nuk do të harrosh fjalët që të kanë bërë të qash nga lumturia , fjalët që të kanë bërë të derdhësh lot...vazhdon
Mu me merr malli per ty
Mu me merr malli per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli per buzen e zjarrte, per te egrin shikim, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me pi me ty me u deh vec me te pas ngat po ty a te merr malli permu? Mu me merr malli me te puth,te prek, te perqafoj, te ndjej eren tende , po ty a te merr malli per mu? Mu me bin lotet nga malli qe kam per ty vetevetiu pa pas kurrgja, vec mall per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me qen e jotja dhe pas gjithe kesaj kohe, vetem e jotja po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me humb ne trupin tend me u ni njesh me ty, po ty a te merr malli per mu? 4korrik 2021, 00:44am
Comments
Post a Comment