Mendoja t'i jepja fund gjithçkaje kisha në mendje dhe zemër, por ja që ishte më e fortë se mua. Kaluan ditë, javë, muaj, vite, e ja persëri duhet të riktheheshe në memorje. Pas gjithë atyre çka kisha hequr, përsëri më duhet të zgjidhja të të kërkoja nëpër mendje apo zemër? Këtë nuk po e kuptoja derisa , u takova me të. Duhet t'a imagjinoja që nuk do ishte nga ato të thjeshtat pa tualet ,siç isha mësuar të shikoja veten time, apo të më shikoje mua, flokë drejtë zeshkane, me taka veshur jeanse komplet dhe gjoksi bukur që i dilte në pah, më duket se, ka pasur dhe dy gropëza në faqe, nuk e mbaj mend mirë me thën të drejtën. Ashtu si dhe tjetra, donte të dinte çfarë rëndësie kam për ty. Mesa mbaj mend u çudit nga gjithçka i tregova, madje më tha që nuk i isha përmendur fare, thua të mos më kesh ndjerë? Apo vërtet më respektoje ,si më thoje gjithmonë? Që nuk isha në e atyre të zakonshmeve, nuk e mora këtë përgjigje. Përmendi disa emra, ndërkohë që imi nuk ishte. Lista jote, ishte bërë akoma më e gjatë se zakonisht. Nga ajo të paktën kuptova që gjithçka e jotja e keqe. kishte marrë fund dhe tashmë mund të ishe lirisht, i lumtur me dashurinë e jetës, tënden. Ashtu siç isha, sapo kthehem në shtëpi, mendjen e kisha çorbë, por mbi të gjitha, isha e lumtur që mora vesh që tashmë je "i lirë"dhe lirinë po e shijon në maksimum ashtu si do , me njerëzit që ti do, fundja fundit atë i isha lutur Zotit të ishe mirë dhe i lumtur si me ,si pa mua. Nëse do jesh ti i lumtur dhe unë e lumtur do jem. Lumturia e njërit, ndonjëherë varet nga lumturia e tjetrit ,për aq kohë sa ndjenja e njerës palë është më e fortë se e palës tjetër, për aq kohë sa gjithçka transmeton ajo palë është e pastër dhe e sinqertë, si të jenë bashkë si jo, rëndësi ka të jetë i/e lumtur në mos me të/atë, me dikë tjetër , paçka se perfekte do ishte ndjenja e të dy palëve për njeri- tjetrin dhe lumturinë t'a kishin për njeri-tjetrin ashtu si dje...por ajo nuk e mendonte kurrë të nesërmen si do ishte, as nuk e çonte nëpër mendje, mjaftonte që tashmë ,të mbyllte sytë dhe të nesërmen, thjesht të kujtonte se ishte një ëndërr e keqe nga e cila sapo ishte zgjuar, do ishte më mirë kështu sepse maksimumi ëndrra mund t'i vazhdonte dy ditë🙈por jo një jetë siç ndodh realisht. Por ajo nuk e dinte të nesërmen se cfarë po i rezervonte, thjesht 0 gjithçka, ashtu si kishte bërë vite me parë dhe gjithë sms e shkruar me kujdes për të mos harruar asnjë shprehje apo fjalë këmbyer, iu dha një të grisur me shpresën se lumturia do mbizotëronte mbi gjithçka të keqen të tijën ,mbase kishte vendosur të linte të flinte të mirin brenda tij dhe të jetonte i keqi gjithmonë, ose mbase kështu dukej nga pamja e jashtme, por ajo thjesht njërin version të historisë ka dëgjuar ashtu si tjetri vite me parë, qê tashmë të vërtetën kur emori vesh,me lot qeshi, aq sa kuptoi që ka njerëz që duan me forcë të kenë dikë në krahë, ashtu si ai dikush të jetë një kafshë shtëpiake për të cilën ti do të kujdesesh, harrojnë që nëse dashurinë nuk e ke reciproke, sado t'a ushqesh, vjen një ditë kur ikën nga kafazi, ikën aq larg, sa nuk mund t'a gjesh as me radar, as me fbi, sepse dashuria është e lirë dhe fluturon atje ku ajo dëshiron, për të ndaluar atje përgjithmonë ose për të vazhduar udhëtimin e lirë kudo ajo dëshiron...00:41, april1,2017

Comments

  1. Your descriptions leave such an impression in my mind. Like nice scent or good taste.

    ReplyDelete
    Replies
    1. I am happy to hear that ( again pieces pf my unwritten book) 😇

      Delete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Mu me merr malli per ty

Champagne 🍾 & Strawberries 🍓+18...3

Autumn thoughts!