Me ne fund doli dielli, mu kujtua ajo dite kur humbem neper te, ashtu sic mbaruam mengjesin dushin kafen, me vrap dolem per te pare mrekullite qe na prisnin, une me shume se dy prej nesh i kishin pare dhe me pare. Isha aq e paduruar sa cdo sekonde qe ecnim deri sa te arrinim ne vendet e duhura me dukej e humbur kot, dhe duke ecur fotografoja ashtu sikur fotografia gjithnje do me rikthente ne te njejtat hapa qe kisha hedhur ne cdo dyqan a lokal ndaluar ashtu sikur do me dukej qe prape isha duke e vizituar.. Nje kulle e madhe me tik takun e vete me beri hije, e pashe qe ishte madheshtore, akrepat e saj bertet punonin 😂😂😂nuk rrinin ne vend, ajo ishte ngjitur me nje kishez, po them kishez sepse te tjerat ishin aq te medha sa me dukeshin te gjitha gjigande para saj. Pasi kalojme uren e pare, shyqyr zotit qe kishim marre karroce, se harrova tju them me vete kishim dhe engjejt 😇😇, nje gondole me zuri pamjen e ujit qe kalonte neper rrugicen e vogel, nuk dija cte beja te rrija ta shikoja apo te vazhdoja te shtyja karrocen 🙈dhe mbaj mend qe me thane, eshte vetem fillimi , keshtuqe vendosa te ec e humbur ne mrekullite e tjera qe me prisnin.. Arrijme te e madherishmja e lartesishmja gjigandja rialto... Dukej sikur po binte nga njerezit e shumte qe kishin zbarkuar ne te, nje pamje magjike ashtu sic i ishte i gjithe ai vend, kanali poshte nesh dhe nga te dy anet gotizmi skulpturat dhe shtepite e ndertesat qe dukej sikur formonin ylber me ngjyrat e veta, dhe cak nje fotografi e shkrepur sapo gjetem nje cope vend... Pas Rialtos, apo aty, popo aty me zuri syri nje dyqan 💋😍😍nga ata qe me pelqejne mua, por vendosim te kthehemi pasi te mbarojme shetitjen e asaj dite, ne ecje e siper arrijme tek sheshi, tek vendi me i bukur qe mund te kem pare deri tani, Piazza San Marco, fola njehere me pare per te , shikoj obelisket shikoj katedralen e apostullit Mark shikoj cdo detaj te saj qe pak a shume duhej thjesht pare nga jashte sepse per te hyre brenda duhet te rrije te prisje ne radhe , gje qe ne nuk e bem sepse nuk donim te torturonim engjejt, edhe psw cdo detaj i saj ishte veshtire te shihej pasi pervec pellumbave dhe njerezit ishin aq te shumte saqe dukeshin si zogj te tjere 😂😂😂... Ecim shkrepim fotografi, dhe duke pare stacionin e gondolave syri me ze nje kishw te madhe ne mes te ujit.. Popo qendronte aty me nje pamje qe ndonjeher me dukej sikur thoshte ketu jam per te ruajtur gjithe sheshin, qe askush mos te beje gafe ta marre sepse me perket mua, na perket neve dhe askujt tjeter... Ashtu papritur e pakuptuar kishte shkuar vakti i te ngrenit dreke.. Shkojme tek nje prej tratorive , birrarive,qe dy prej nesh e kishin provuar disa vite me pare... Ambient i ngrohte i mbushur me larmishmeri njerezish.. Duhet te them qe gjeja me e mire dhe vendet me te mira ne te gatuar duhet te jene patjeter tratorite, nuk besoj te kete vend ku mos te gatuhet shijshem po nuk e di pse, po me jepte idene sikur ishim ne shtepi, me dru karriget prej druri, tavolinat prej druri , dhe mbi te gjitha ajo cka na duhej ne ate dite te nxehte, kondicioneri 😂😂😂pasi shijuam vaktin tone, vendosem te uleshim dhe te shijonim dicka ne sheshin, a doje muzike live , a doje quartet , a doje relaks shpirteror nderthurur me misterin e atij vendi qe te conte ne nje epoke tjeter, ne erera te vjetra ne erera dogjesh... Dhe ja ku fillon nje muzike, piano, tinguj saksofoni, violine trombe, kitare... Perseri me kujtohej ai, ah sikur te ishte ketu, po tani jo, pak me vone... Tani ishte koha per te shijuar, ishte koha per muzike te mire per te shijuar kercimin e engjejve tane, qe vraponin per te kapur njeri tjetrin vraponin ashtu si zogjte qw here pas here vinin dhe uleshin neper karriget ku rrinim ne qeniet humane... Ishte koha per te degjuar shpirtin dhe ai perseri te ndihej i ri...
Mu me merr malli per ty
Mu me merr malli per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli per buzen e zjarrte, per te egrin shikim, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me pi me ty me u deh vec me te pas ngat po ty a te merr malli permu? Mu me merr malli me te puth,te prek, te perqafoj, te ndjej eren tende , po ty a te merr malli per mu? Mu me bin lotet nga malli qe kam per ty vetevetiu pa pas kurrgja, vec mall per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me qen e jotja dhe pas gjithe kesaj kohe, vetem e jotja po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me humb ne trupin tend me u ni njesh me ty, po ty a te merr malli per mu? 4korrik 2021, 00:44am
Comments
Post a Comment