You!!
Me libra në dorë, përsëri sezon provimesh, e di sikur mëson dhe ndërkohë mendja fluturon, mendon, fantazon. Çfarë bën? Ku je? Po sikur t’a takoj rastësisht? Po sikur... Edhe mendimet vërtiteshin duke krijuar një vorbull gjigande në të cilën humbisja, një vorbull nga e cila vinin pyetje pafund, pyetje me përgjigje hamëndësuese, pyetje të cilat s’do merrnin përgjigje asnjëherë, ose mbase do vinte një ditë që gjithçka ose çdo pyetje do merrte përgjigjen e saj... Po kur?! Kishte kaluar pak kohë nga hera e fundit që ishim dëgjuar. Ishte ftohtë dhe donim të ngrohnim njeri-tjetrin me fjalë, donim të ndiznim zjarr...Ca fjalë për mall, ca fjalë pa thënë donim t’i flisnim por akoma nuk ishte momenti i duhur. Të dua shumë..Të kam shpirt..Mos u mërzit...Njerëzit gjithësesi mendojnë se pas shiut del dielli, është e pabesueshme se gjithmonë ironizoj me veten dhe qesh, pres shiun tim, ai vjen më shpejt se herën tjetër ,pa mëshirë! Dhe ja ku erdhi një këngë, ja ku doli e ndjerë, një tekst i krijuar enkas për ne, Ai i fortë, ajo e brishtë, dhe ashtu papritur dëgjoj këngën dhe të nis tekstin e saj, të paktën dy vargje... Dhe sikur t’a dija që përgjigja do të ishte vazhdimi i tekstit( qesh) Ashtu ishe ti, ose ai ishe ti, i vetëm, i paparashikueshëm , por totalisht i përkushtuar për familjen, shoqërinë, miqësinë. Ishe i pastër në shpirt, ashtu siç do donte çdo femër ,ishe ai që do donte çdo prind, ishe ai që do donte çdo shok. Ky ishe ti, i pakrahasueshëm me të tjerë, unikal në llojin e vetë...
Comments
Post a Comment