Kuptova që nuk kisha për të dalë nga dhoma, por do burgosesha me të, në cmenduritë tona të shfrenuara që gjithë këto vite nuk kishin ndodhur, kisha frikë sesi do ndiheshim pas kaq shumë vitesh në krahët e njeri- tjetrit, do kishim aq shumë dëshirë apo do ishte pakësuar me kalimin e viteve? Do mund të përballoja 24h mbi trupin tim? Apo veç 2 h? E shikonte që rrija si e frikësuar , më tërheq pas vetes, më puth në ballë dhe më thotë:” Mos e vrit mendjen për asgjë, shijo ditët që do vijnë. Ashtu bëra pasi u ulëm nëpër sediljet tona, dëgjoj stjuardesën të më thojë emrin, ai më mbulon sytë dhe më drejton për nga stjuardesa. Vendi ku ishim ulur ishte momental, n’a priste një mini dhomëz e vogël me dy stola super të rehatshëm, posaçërisht për ne, një tufë me trëndafila të kuq dhe mbi të një pusullë:” Nuk vlejnë minutat as ditet as javët kur jam me ty, nuk dua të iki as nje sekondë pa ty. I joti X”. E përqafoj , e puth papushim, i them:” Ti je i çmenduri Im”. Një shampanjë në dorë dhe pau bën tapa e saj, mbush gotat dhe thotë: “ Më trego që je e imja, më trego që je zjarr që nuk shuhet kurrë, më trego që asnjëherë nuk të kam njohur ashtu siç do të njoh sot”. I hidhem përsipër, pasi përmbyllem në minidhomezen tonë dhe filluam të ndjejmë, qoftë faqe, qoftë flokë, qoftë qerpik, të ledhatonim njeri-tjetrin, filluam të ndjejme ndjenjë të paprovuar më parë, atë ndjenjë që dikur na kish munguar,e kishim kuptuar vonë që njeri-tjetrit u përkisnim dhe pa njeri-tjetrin dot nuk rrinim. Kafshova buzën dhe “më përpiu” pas vetes më mori, më qeshte me sy, me zemër, me shpirt, kujtoi sa të vegjël ishim kur u njohëm dhe cfarë mendimi i shkonte nëpër mend për të dy, në qeshje e sipër vazhdoi e më puthi, s’me linte rehat, vazhdonte më përpinte të tijën më donte cdo sekonde që kalonte, pa frymë ta lija ate deshironte. Ashtu në lakuriqësinë tonë, ndez një muzikë dhe vargje filloi te thurte, udhëtimi vazhdonte më dukej i shkurtër dhe koha e vogël para tij, po më dukej. Kur befas degjohet zëri i stjuardesës, të thojë që avioni po arrin në destinacion, madje e donte dhe një orë, cohemi bëjmë një dush të shpejtë, hamë ca kafshota bukë, vishem me atë cka më doli para syve, këmishën e tij, dhe ashtu me flokët shpupurisur rri para tij, nuk e di ku po shkojme i thashë, po di që përderisa jam me ty çdo vend do më duket parajsë. E vogla ime më thua dhe një puthje më dhuron...

Comments

Popular posts from this blog

Mu me merr malli per ty

Champagne 🍾 & Strawberries 🍓+18...3

Autumn thoughts!