Kisha degjuar shume histori, histori te trishta, te lumtura, por pergjithesisht histori zhgenjyese. Nuk do doja kurrsesi qe nje prej tyre te ishte dhe ajo e imja, e jotja ,e jona... Edhe pse me gjithe forcen e mendjes e shpirtin u munduam qe gjithcka te ishte ndryshe, perseri nuk arritem ate cka ne donim, por me rendesi ishte qe akoma si atehere tek ne ekzistonte respekti, gje te cilen ne historite e degjuara , mungonte. Tek ne ekzistonte buzeqeshja tek ata merzitja, tek ne ekzistonte simpatia tek te te tjeret perbuzja, tek ne ekzistonte vera tek te tjeret dimri, tek ne ekzistonte ndjenja tek te tjeret urrejtja, kurrsesi nuk do doja qe kjo e jona te kthehej ne kete te fundit,mbase ajo ka qene arsyeja qe nuk ke dashur qe askush te me prek asnje fije floku, me ke mbajtur te mbyllur ne guacken e ngrohtesise, dashurise, respektit, aq sa per disa njerez kam qen surprise ne momentin e shfaqjes ,e zbulimit te ekzistences sime, disave mund dhe thjesht t'i jem dukur vegim, apo thjesht nje enderr ne nje nate vere, ndersa te tjereve as ju ka shkuar mendja qe une ekzistoja vertet. Cudi, si me ke mbajtur aq fshehte , ngrohte ne kraharor, si nuk lejove te me shihnin dhe te me lendonin, si nuk i lejove te me mungonin respekt, si gjithcka te keqe e ktheve ne te mire, si imazhin tend te keq tek une e le gjithmone te mire dhe zhdukja dhe shfaqja jote gjithnje ishte ndjenja me e keqe dhe me e bukur qe mund te ekzistonte...vazhdon...
Mu me merr malli per ty
Mu me merr malli per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli per buzen e zjarrte, per te egrin shikim, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me pi me ty me u deh vec me te pas ngat po ty a te merr malli permu? Mu me merr malli me te puth,te prek, te perqafoj, te ndjej eren tende , po ty a te merr malli per mu? Mu me bin lotet nga malli qe kam per ty vetevetiu pa pas kurrgja, vec mall per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me qen e jotja dhe pas gjithe kesaj kohe, vetem e jotja po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me humb ne trupin tend me u ni njesh me ty, po ty a te merr malli per mu? 4korrik 2021, 00:44am
Whatever our own existence means, yours eyes have such clarity. Mine are 2 different colours and both dirt in comparison. It reads very interesting.
ReplyDeleteIt’s a piece of my unwritten book . Why do you say this, for sure ure wrong đabout yourself
Delete