In another life

Te lutem do me sherbesh? Dhe ktheva koken duke mos ditur kush ishte, perpara meje u shfaq fytyra, nje hije me mbuloi te teren me gjatesine e vete dhe papritur mu rrokullisen lote neper faqe, fillova te flisja zyrtarisht ashtu sic ma donte etika e punes nderkohe qe brenda vetes mezi prisja qe ti hidhesha ne qafe, ta perqafoja dhe te ndjehesha prape cupeline si dikur, por vazhdova me te njejten sjellje, kerkonte nje dhurate , mbeta pak e habitur brenda vetes por prape nuk e dhashe veten, ndersa shikonte alternativat qe i dhashe me bisht te syrit e kuptova qe po bente shaka ishte thjesht nje pretekst per te me bere xheloze, dhe pse me dukej habi pse perseri pas kaq sh vitesh kaluar donte perseri te njejten gje, te me bente te ndihesha xheloze, ne fillim mendova se kishte gjetur dike dhe donte ti bente nje dhurate, por pasi e pashe qe po buzeqeshte e kuptova qe ishte nje kurth i tij, nga ata qe bije brenda, ashtu si miu ne cark, po nqs kishte raste qe miu te shpetonte, ajo gje nuk ndodhte me femren dhe te, njehere te bije brenda zor se mund te dilje dot jashte botes se tij, nje bote qe sa me shume e njihje aq me shume mister dhe frike fshihte... Ja ku duke u endur me alternativat e mia dhe me qeshjen e tij, veten e gjeta duke e pershendetur ne faqe dhe nje shtrengim i ngrohte qe me kish munguar nder vite nderkohe qe ne doren tjeter ne nje cope leter nje adrese dhe nen te nje nr tel ...e kuptova qe e kish marre malli, qe asgje ne gjithe kto vite per te skish ndryshuar e kuptova qe akoma se kish lene drogen e tij "mua" e kuptova qe vazhdoj te jem e vetmja e cila mund te mbush boshllekun e tij, po une a do mund ta takoja me?? Me endeshin shume pyetje ne koke , dhe nuk dija cfare te beja, sh pse vertiteshin duke me cuar ne vorbull mendimesh qe me trullosnin trurin dhe kuptova qw tashme me vend per te nuk kishte, kuptova qe dhe pse u luhata per nje moment se ndjenjes nuk i thua dot jo, kuptova qe une nuk isha me pjese e tij dhe ai nuk ishte me pjese e imja... Mbase nje dite,mbase ne nje jete tjeter, mund te ishim perseri te njeri tjetrit, por jo sot jo ketu jo ne kete jete...

Comments

Popular posts from this blog

Mu me merr malli per ty

Champagne đŸŸ & Strawberries 🍓+18...3

Autumn thoughts!