Histori e shkurter e Murano, Venecia. “Murano me nje popullsi mbi 5000 banore eshte i famshem per prodhimin e qelqit. Artizanet e Muranos , venecianet u munduan t’a mbajne sekret prodhimin e qelqit, krisralit por ne fund te shekullit XVI disa artizane qelqi e lane sekretin te lihet ne disa vende te Europes. Sot ne Murano duhet te vizitoni Museo del Vetro ose ndryshe i njohur si Murano Glass Museum ne Palazzo Giustinian, i cili tregon dhe mban historine e prodhimit te qelqit qe nga koha e egjiptjaneve deri ne ditet e sotme.” ...Kishim arritur ne Murano, shikonim rruget me shigjetat perkatese sepse cdo rruge ishte e shkruar ne mur te ndonje ndertese dhe nqs shigjeta tregonte ne te majte ti do shkoje majtas dhe anasjelltas.. Arritem tek “Canale degli Angeli” por perpara se te arrinim tek Ura qe dukej pak me larg, nuk m’u prit te beja nje selfie qe te kapja momentin dhe disa foto te gjithe tok sic ishim. Kur po kalonim mbi ure syri na kapi nje dyqan akulloresh dhe duke qene se ishte shume vape packa se ishim ne shtator 2016, u ndalem per t’u freskuar paksa tek “ Bar Gelateria al Ponte” e pasi u freskuam vazhduam aventuren tone ne ishullin e Muranos. Arritem ne “Campo San Stefano” afer “The Murano Clock Tower” dhe aty na zune syte nje Yll gjigand blu krijuar nga kushedi sesa copa qelqi. Njihej si Blue Star Sculpture ose ndryshe Cometa di Vetro ne shqip Statuja e Yllit prej qelqi , krijuar nga Simone Cenedese i cili ka nje dyqan te vetin dhe nje galeri ne ishull. Kometa eshte krijuar nga 500 elemente qelqi te lulezuara ne 6 ngjyra dhe madhesi te ndryshme. Me pas kembet i mbajtem per tek Museo del Vetro. Hyrja ishte 2-3€ per te rritur ndersa per femije nen 2 vjec nuk paguaje, per femije 3 vjec e siper (nuk e mbaj mend mire) gjysem cm i biletes per te rritur. Ne fillim u ndalem ne nje galleri ne te cilen kishte vepra te krijuara prej qelqi , pame nje pjese te tyre dhe me pas na shoqeruan drejt vendit te prodhimit te qelqit, ku nje artizan na tregoi ne kohe reale sesi prodhohej nje abazhur dhe nje kale prej qelqi. Ishte e mrekullueshme sesi ne gjithe ate nxehtesi ai perballonte dhe nxehtesine qe i duhej elementit per t’u shnderruar dhe krijuar produktin perfundimtar. Perkthyesi mundohej te tregonte me fjale ecurine e procesit por nqs thjesht do degjoje dhe nuk do shikoje vete procesin do te dukej gjithcka shume e pakuptimte sepse edhe pse do vije imagjinaten ne pune, nuk do ta kuptoje kurrsesi aq mire sac ishte live. Nuk jam shume e sigurt se cilet element perdori per t’i krijuar, por varet se cfare lloj produkti do te krijosh dhe ne cfare ngjyre deshiron te jete. Disa nga elementet e perdorur jane: Fe ( hekuri)- ngjyra jeshile, Cu ( baker)- ngjyra blu e lehte, Mn( mangan)- ngjyra lejla, Co( kobalt) - ngkyra blu e erret, Au( ar)- ngjyra e kuqe e thelle. Pas vizites ne Murano dhe dyqaneve te tij, radhen e kiahte ishulli i Buranos.... sept 10/9/2018
Mu me merr malli per ty
Mu me merr malli per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli per buzen e zjarrte, per te egrin shikim, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me pi me ty me u deh vec me te pas ngat po ty a te merr malli permu? Mu me merr malli me te puth,te prek, te perqafoj, te ndjej eren tende , po ty a te merr malli per mu? Mu me bin lotet nga malli qe kam per ty vetevetiu pa pas kurrgja, vec mall per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me qen e jotja dhe pas gjithe kesaj kohe, vetem e jotja po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me humb ne trupin tend me u ni njesh me ty, po ty a te merr malli per mu? 4korrik 2021, 00:44am
Beautiful.
ReplyDeleteThanks a lot 🤗🤗🤗
Delete