Gjendem perpara teje, nuk kuptoj e kam nga shiu qe me ka bere uje kete te ftohte? Apo nga prezenca jote?jam e plevitosur, fillon mi heq te gjitha rrobat pasi shikon qe une isha thjesht si kufome aty para teje, me ul prane zjarrit qe te ngrohesha sadopak, nuk te intereson se po prish parketin nga uji i rrobave te leshuara ne toke, vrapon nga njeri cep i dhomes ne tjetrin dhe une thjesht ndjek me sy cdo levizje tenden, e marr nje cigare aty afer dhe filloj ta thith, me paska marre malli, te ndjej, te puth, te ngrohem keshtu, e shikon qe nuk e kisha me te dhe vazhdon vrapin per ne tualet qe te me bente gati dushin, pastaj perseri me vrap vjen aty afer meje dhe merr dhe vete nje cigare dhe e ndez dhe me mbyt me veshtrime dhe pyetje pafund.. E di sa e marre je? Cte shkrepi ne koke te ecesh neper shi? Ne gjithe kete qamet? Po sikur te semuresh? Po sikur te humbja kete dite te ftohte  nga marrinat e tua? A nuk merrje dot nje taxi apo sikur nje cader me vete? Dhe une qe nis e qesh me pamjen time llangosur si dreqi me rimelin neper surrat e buzekuqin fshire me mengen e bluzes se bardhe, ia kthej , doja thjesht te tradhetoja me shiun, por shija qe me la ishte me e hidhur se ajo qe le fundi i cigares , ishte me e hidhur se mosputhja e te trashes buze tende, dhe indiferentizmi yt ne ditet e tua me te keqija. Me la nje shije helmi mbi buze e trup, e mendoja shok, por me doli i pabese, madje vete shiu po me tradhtonte me token, sepse e ndjeja dheun te me prekte fytyren, u be balte gjithandej si dje dhe sot...22:41, april20,2017

Comments

Popular posts from this blog

Mu me merr malli per ty

Champagne đŸŸ & Strawberries 🍓+18...3

Autumn thoughts!