Edhe kafen kur e pinim nuk lajmerohej askush, nje kam pune dhe mbaroi ai muhabet. Vendin nuk eshte se e zgjidhnim shume nje te rastesishem, zakonisht i njejti qellonte, mjaftonte te ishte qete, mjaftonte qe kur shikimet tane te putheshin me njeri tjetrin te mos t'i shikonte askush, se ashtu donim te ishim te vecante ne ndjenjen tone, te paperseritshem ne kete bote... Nuk mbaj mend as te kete ardhur kamarier, ke shkuar vete e ke marre porosine poshte( jo per gje po aty ishe bere si i shpise ) qesh me veten, cdo sekonde e kaluar larg teje me dukej shekuj, aq pak sa zbrite poshte m'u duk sikur u zhduke nga une, por kur hija rende jotja u shfaq me buzeqeshjen tende karakteristike ne te trashat buze , zemra filloi te me rrahe me shpejt se zakonisht... Kishe muaj qe ishe zhdukur dhe kur ti zhdukeshe zhdukej dhe nje pjese e embel e imja, transformohesha ne nje njeri te ftohte, te acarte, mbuluar me nerva te 24 oreve, aq sa kush me njihte nuk kuptonte se cfare ishte duke ndodhur. Pak s'me linte meraku se si do ishin "duke te ecur punet" pak nuk degjoja te emblin ze tendin qe kur depertonte ne telefon ne mes te dimrit me sillte veren, pak nuk shikoja te bukurit te shkruar sy, pak si shume po me mungonte i ngrohti kraharor i yti qe kur me pushtonte me conte ne ajer, me mbronte nga rete e zeza e te bardha, me mbronte nga shiu e era, me sillte detin te dera qe me "zhurmen e valeve" me kujtonte qe ajo qe po jetoja ishte e imja, jotja, e jona, sepse ti nuk ishe si gjithe te tjeret, ti ishe i keqi vetes, i miri i te tjereve, ti ishe jing dhe jang, po une kisha mundesine te njihja vetem nje ane tenden, ate te bardhen , te zezen asnjehere nuk e shfaqe me mua, jo se nuk mundje po sepse sipas teje nuk e meritoja" une , kristali qe duhet t'a mbash me kujdes se mos bie nga dora e thyhet" ... Vazhdon...August27,2017, 11:32 am
Mu me merr malli per ty
Mu me merr malli per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli per buzen e zjarrte, per te egrin shikim, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me pi me ty me u deh vec me te pas ngat po ty a te merr malli permu? Mu me merr malli me te puth,te prek, te perqafoj, te ndjej eren tende , po ty a te merr malli per mu? Mu me bin lotet nga malli qe kam per ty vetevetiu pa pas kurrgja, vec mall per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me qen e jotja dhe pas gjithe kesaj kohe, vetem e jotja po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me humb ne trupin tend me u ni njesh me ty, po ty a te merr malli per mu? 4korrik 2021, 00:44am
Comments
Post a Comment