December 2014!
Dhjetor! Gjithcka e zymtë, dita e zymtë, kohë e tillë, mendimet dhe pse duan te jenë pozitive i mundon qielli gri. Ëndrra të parealizuara, takime të pambaruara, ndjenja të bukura, të trishtuara. Njerëz të përhumbur në kujtime. Njerëz të zymtë me një gjys buzëqeshje që takon nëpër kafene dhe kamarierë që të thonë të bëftë mirë, sikur të thonë të ngecfë në fyt. Dhjetor edhe pak dhe 2014 i themi lamtumirë, nëse doni të qeshni bëjeni, nëse doni të bërtisni bëjeni, nëse doni të dashuroheni bëjeni, nëse doni të jetoni vërtet jetoni dhe pishman për asgjë kurrë mos u bëni. Dhjetor, për sa shumë gjëra kam nevojë. Ps: 1 dhjetor 2014
Comments
Post a Comment