Canareggio, Venezia
Prapa kishim lene nje shi te rende qe na kish shoqeruar ne gjithe udhetimin tone nga juglindja per ne qytetin ku rrinim. Nderkohe sa hap syte , kujtohem qe jam afer detit, kujtohem qe vazhdon perralla ime, cohem nga krevati dhe vrapoj per tek dritaret ... Cak ben derrasa jashte dritares dhe vetja te duket si aktore filmi italiane, ca mrekullie, ngrej koken lart e shikoj qiell, e nje gervishtje atje lart nga nje aeroplan qe sapo kish lene pas gjurmet e tij, shkoj me vrap ne dhomen tjeter dhe i zgjoj te tjeret me lumturi, dhe filloj bertas si femije, jemi ne venezia duhet te shfrytezojme... Memories cdo sekonde keto dite me diell, behemi gati me shpejtesi dhe pasi gjithcka eshte gati zbresim shkallet, rrugicat e zhurmshme qe dje ne darke i ndjeva te shurdheta, sot po me duken si blete te zhurmshme, pasi marrim mengjesin, kishim gjet nje furre buke “Riso” qe kishte gatime brumi te castit super te fresketa dhe thjesht diten e pare e patem pak te veshtire sa te zgjidhnim se cfare do merrnim per te ngrene ,se ditet e tjera u bem si te shpise nuk prisnim fare por sa na shikonin na buzeqeshnin, na jepnin ushqimin e preferuar edhe na uronin te kalonim nje dite te bukur, e si te mos kaloje bukur ne ate vend magjik, ku gjithcka te dukej e kuruar ne detaj, qofte dhe ndertesat me te vjetra qe dukeshin te arnuara, i jepnin nje bukuri magjepsese qytetit...kafene e mengjesit e pinim aty afer shtepise edhe mbasi merrnim kafeinen e duhur, i futeshim aventures se radhes, kishim aq shume gjera per te pare,sa nuk e dinim nese do na dilnin ato dite, apo do kishim nevoje per te tjera... por tani qe ka kaluar kaq shume kohe, e kam kuptuar qe atje sa here te kthehesh, aq here ke gjera dhe bukuri per te pare sepse asnje ndertese nuk krahasohet me tjetren, secila e ka nje histori ndertimi, jetese, mbijetese aty... dhe atje dashurohesh me gjithcka ashtu si me “ty”, Venezia ngelet dashuri e perjetshme... ps krijuar ne 2016 dhe mbaruar ne 2018( pas nje incidenti me tel, gjithcka pata krijuar u fshi ne nje seconde dhe pjesa deri tek memories eshte krijimi i pare, i vitit 2016, pas memories eshte 2018, 9/9/18)
I like your writing style.
ReplyDeleteThank you, glad to hear that ☺️
DeleteYou're welcome. I shall read more :-)
Delete