...Mbase ashtu të kam konsideruar edhe ty dhe atë tjetrin dhe të gjithë meshkujt me radhë. Po mbase atë natë që u njohëm pati diçka më shumë se nje shikim. Sa e çuditshme , unë e ulur për qejfin tim, papritur vjen një hije e gjatë dhe më mbulon mua po e po, po dhe gjithë tavolinën në të cilën ishim ulur. Kishe veshur një lëkurë të zezë, bluzë të zezë, flokët e errëta dhe më duket se ishte ai modeli me balluke në mes( qesh) tani që po e kujtoj ka qënë kënga e Alban Skënderaj( albanian singer) dhe të gjithë bënin të njejtën prerje. Vendose të uleshe pasi more leje, për xhentilesë s’ta kalon njeri dhe fillove të futeshe në muhabet pa pyetur nëse duhej apo jo, gjithësesi të pranuam pa marrë leje( qesh përsëri). Mbaj mend që kisha vendosur të flija tek një mikja ime, kështuqë nuk ishte problem ndenjja jashtë shtëpisë me orar të zgjatur, pasi vajzat e mira nuk duhet të dilnin natën, mendime isioteske të prindërve tanë. Shikimi jot i depërtueshëm brenda zemrës , ishte i pashpëtueshëm për çdo femër, por madje të jepte ndjesinë e një fëmije të pafajshëm dhe të egër gjithashtu, të jepte ndjesinë e një herkuli të rritur para kohe, me forcën për të jetuar jetën dhe për t’u mbrojtur nga ajo vetë dhe nga e gjithë bota...
Mu me merr malli per ty
Mu me merr malli per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli per buzen e zjarrte, per te egrin shikim, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me pi me ty me u deh vec me te pas ngat po ty a te merr malli permu? Mu me merr malli me te puth,te prek, te perqafoj, te ndjej eren tende , po ty a te merr malli per mu? Mu me bin lotet nga malli qe kam per ty vetevetiu pa pas kurrgja, vec mall per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me qen e jotja dhe pas gjithe kesaj kohe, vetem e jotja po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me humb ne trupin tend me u ni njesh me ty, po ty a te merr malli per mu? 4korrik 2021, 00:44am
Comments
Post a Comment