...ndërsa në një letër shkruar vite më parë, padërguar asnjëherë që vendos t'ja jap natën e surprizës"Ndonjëherë më vjen aq inat me veten time, sa as unë vetë nuk di t'a shpjegoj arsyen pse nuk më hiqesh nga mendja. Pastaj ja vë fajin kohës që është me re dhe që më bën më shumë melankolike seç duhet. Ndonjëherë më vjen aq inat, sa po të kisha afër, veç do të rrihja me shpulla e godisja me grushta aq shumë, sa të mos kisha më fuqi dhe duart të më ishin skuqur, por ça faji ke ti për ekzistencën tënde? Ça faji ke ti që ndjenjat e mia nuk shuhen asnjëherë? Ça faji ke ti që unë e ushqej më shumë seç duhet dashurinë për ty? Çfarë faji ke ti që çdo sekondë të ekzistencës tënde unë e bekoj me gjithë qënien time? Çfarë faji ke ti që lutjet e mia për të parë mirë, vazhdojnë sot,si dje, si pardje,si gjithmonë? E çfarë faji kam unë që të ndjej kaq shumë"...vazhdon..15:00, March 26,2017
Mu me merr malli per ty
Mu me merr malli per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli per buzen e zjarrte, per te egrin shikim, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me pi me ty me u deh vec me te pas ngat po ty a te merr malli permu? Mu me merr malli me te puth,te prek, te perqafoj, te ndjej eren tende , po ty a te merr malli per mu? Mu me bin lotet nga malli qe kam per ty vetevetiu pa pas kurrgja, vec mall per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me qen e jotja dhe pas gjithe kesaj kohe, vetem e jotja po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me humb ne trupin tend me u ni njesh me ty, po ty a te merr malli per mu? 4korrik 2021, 00:44am
Comments
Post a Comment