...xhelozja jote E... 00:54, 5 march 2017... Më pas shkoj me vrap te recepsioni për të kërkuar ndihmë për suprizën time. Gjithçka u bë gati sa hap e mbyll sytë! Ju kisha thënë që nqs do pyeste njëri për mua të më lajmëronin direkt, ndërsa përgjigja që do ju jepnin ishte" po ble nje paketë cigare 😂😂😂. Supriza fillonte në det. Kisha përgatitur një tavolinë për dy, rrethuar me poezi të vogla të miat, fotografi të shkrepura në momentet tona të shfrenimit të këtij udhëtimi, të momentit të parë të ritakimit, momente të ndryshme të jetës sonë... Që nqs i bashkoje të jepnin një puzzle të zgjidhur shumë bukur. Ndërkohë që qirinjtë ishin të vendosur në vazo qelqi dhe varur në pemë , gjithashtu dhe shënimet dhe fotografitë të varura nëpër pemë. Më pas, aty afër, një tavolinë e shtruar për dy, një verë e kuqe nga ato të mirat. Ishte dhe një kuti pak më e madhe, që brenda kishte një kuti pak më të vogël, brenda në to kishte, njëra gurin e citrinës, që lekët t'i kishe pafundësisht shumë, se ato i kishe merak pas gjithë pjesës tjetër më të rëndësishme të jetës, shëndetit dhe dashurisë, ndërsa në kutinë tjetër kisha vendosur dy byrzylykë handmade përsëri me gur gemstone. Njëri ishte me Onyx, që të merrte fund çdo gjë e hidhur që kish të bënte me jetën tënde, qoftë e kaluar e hidhur, gjithçka që ti nuk doje t'a kujtoje më, të zhdukej si me magji nga fuqia e Onyx-it,sepse ai lufton negativitetin me pak fjalë. Vetë gurët e zinj kanë energji mbrojtëse , në sensin që e zeza është mungesa e dritës dhe si e tillë mund të përdoret për të krijuar padukshmëri. Ndihmojnë në rritjen e vetëbesimit, e përgjegjshmërisë. Ndërsa tjetri, ishte Tiger's eye, të ndihmon për të gjetur harmoninë, të ndihmon të largosh frikën dhe ankthin, të ndihmon të stimulosh marrjen e veprimeve, të ndihmon në marrjen e vendimeve pa u përfshirë emocionalisht. Do thoja që janë gurë që në momentin që i vë, marrin fuqinë e personit që i mban. Nuk është se ishte ndonjë dhuratë e kushtueshme, po ai e dinte që mua më pëlqenin këto lloj gjërash. Mos të harroj, kishin dhe një detaj byrzylykët , që mezi i kam gjetur, por këtë do e zbuloj kur t'ja tregoj....vazhdon
Mu me merr malli per ty
Mu me merr malli per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli per buzen e zjarrte, per te egrin shikim, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me pi me ty me u deh vec me te pas ngat po ty a te merr malli permu? Mu me merr malli me te puth,te prek, te perqafoj, te ndjej eren tende , po ty a te merr malli per mu? Mu me bin lotet nga malli qe kam per ty vetevetiu pa pas kurrgja, vec mall per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me qen e jotja dhe pas gjithe kesaj kohe, vetem e jotja po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me humb ne trupin tend me u ni njesh me ty, po ty a te merr malli per mu? 4korrik 2021, 00:44am
Comments
Post a Comment