Ajo e kishte një shpresë për një shanc të dytë, por a do të ishte rezultati i njejtë si herën e parë? Këto ide i vërtiteshin në vorbullën e trurit të vetë. Po i bëhej mendja çorap me atë çka mund të ndodhte, por kurrsesi nuk mund të pranonte përgjigje një Jo. Është mësuar gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes e t'i vijnë pas avazit "të gjithë" popo të gjithë. Nuk mjaftohet me pak, dëshiron të ketë dhe të jetë njëkohësisht. Ajo dëshiron dy gjëra njëkohësisht, e dëshiron atë, e dëshiron dhe atë. Por a mund të mbahen të dyja dëshirat njëherësh? Të duket sikur do thuash: A mund t'i mbash dy kunguj në një sqetull? 😂😂😂😂 Ajo mund të dojë, të ketë, të dëshirojë dhe të ëndërrojë, ajo vërtet e meriton sepse është unike, nuk ka tjetër, është nënë, është motër, është shoqe, është gjithçka, ajo është arsyeja pse ti, hap sytë në mëngjes, sepse ajo eshtë motiv, është energji, është shpirti yt i brendshëm, është ndjenja jote e fshehur, ajo është beb, është e rritur, është gjithçka dhe asgjë. Ajo është emri që thërret në çdo këngë, është cicërima e zogut, ajo është e lirë, ashtu do jetë përsa kohë ajo njeh dashurinë e vërtetë...nëse nuk e ka bërë akoma, ajo ndjehet e zënë në grackë, ndjehet si në burg, e vetmuar, pa shoqe, pa shok, pa asnjë njeri. Ama kur të vijë, ajo do ndjehet e lirë...me krahë në ajër do fluturojë e "botën" anembanë do vizitojë...do udhëtojë dhe kur të flerë, në ëndërr prapë aty do të gjejë, e nqs ke ikur, prapë pas do kthehesh. Do duash erën t'i ndjesh, flokët t'i përkëdhelesh, të dish që aty afër teje është kurdo nevojë të kesh, t'a ndjesh, t'a prekësh, t'a puthësh, t'a kesh tënden, të jesh një, jo vetëm sot por gjithmonë, ajo të përket, popo ajo është e jotja jo vetëm sot por gjithmonë!! 20:00, march 24,2017

Comments

Popular posts from this blog

Mu me merr malli per ty

Champagne 🍾 & Strawberries 🍓+18...3

Autumn thoughts!