+18...

+18.... Pjesën e intimove e kishe shumë merak, të pëlqenin më shumë seç më pëlqejnë mua. E di si i doje, mos të kishe dy ditë të njejtat . Mos të them dhe brenda ditës, kompleti i reçipetave dhe breçkave të ndërrohej. Edhe unë pikërisht për këtë detaj u kujdesa më shumë. Kisha marrë një mal të tërë me vete, që mos të kishe gojë për të folur, por vetëm për të vepruar. Ai që kisha veshur në darkë ishte, dantellë , në formë rrjete më shumë, të lejonte të dukej kërthiza, dhe thithkat e gjinjve, ndërkohë që në mes, kishte një fjongo të vogël, të kuqe, a thua se kush po e vinte re atë detaj. Të poshtmet, dantellë të jepnin idenë e kilotave të dikurshme, po unë pikërisht, prandaj i doja, sepse tangat nuk më pëlqejnë, ndërsa brazilianet i kisha me shumicë. Thashë më mirë diçka ndryshe këtë herë. Të paktën këto, më tregonin vithet, meqë gjoksi im i vogël humbiste në rrjetën e zezë vithet nuk duhet të dukeshin dhe aq shumë, që mos të binte në sy shumë kontrasti poshtë me lart. Sa budallaqe, ai më do megjithë ç'kam e s'kam, po ne femrat e kemi çik problem pjesën e gjoksit ose të vitheve, nuk heqim dore kollaj. I kisha vendosur te dollapi në tualet, brenda një qese që ai të mos shikonte gjë më para se akti të kryhej. Në momentin që ndez cigaren, unë përfitoj nga rasti të hyj në tualet, i zhvesh të kuqet që kisha më parë, dhe vesh të zezat tanimë. Me kujdes mbërthej tylin përsipër dhe breçkat e mia mezi po hipnin sipër, me ishin fryrë vithet pak si shumë këto ditë 🙈🙈🙈a thua nga seksi i tepërt? Apo isha shëndoshur? 🙈🙈🙈heq llastikun e flokëve, një të shkundur dhe ja ku u shpupurisën, mbi supe ashtu siç atij i pëlqente. Në moment që dëgjoj derën e ballkonit të puthitet, hap derën e tualetit, dhe shikoj reagimin e tij, nuk dinte çfarë të bënte, ndërsa unë fillova të qesh , dhe duke iu afruar pak nga pak filloj t'i zbërthej zinxhirin e pantallonave pasi i kisha hequr rripin, ndërsa ai po më përkëdhelte në gjithë trupin dhe mua tashmë më kishin mbuluar mornicat në kurriz, qafë, kokë, krahë, vesh, fundshpinë, gjithandej. Po më puthte lehtë, ashtu siç unë kam qejf...vazhdon

Comments

  1. This is written so well. I like the essence of the act. The way you captured it. I am old fashioned maybe but a man should take command.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Depends on situation 🙈🙈🙈sometimes yes ,sometimes no

      Delete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Mu me merr malli per ty

Champagne 🍾 & Strawberries 🍓+18...3

Autumn thoughts!