Posts

Showing posts from July, 2021

Goodnight 🌙

  Po du me mzan gjumi tu u qafu me ty, tu nigju eren tane, frymen tane, te qeshuren tane, tu pa syte e tu ku aty hup gjithnje une, tu ni frymen tane mbi vedin tim, tu shiju buzet e amla qe me mungojne, tu prek e ledhatu trupin tan, e tu ni vedin tem me te lumtunen ne bote tu te pas ty gjithe jeten temin ne shpirt e zemer! 19may 2021, 00:12  

The painting

  Kjo pikturë, më jep idenë e vetes sime drejt një qyteti të mundësive, një qyteti i cili vlerëson talentet e fshehura e të pazbuluara. Do thoni ju që Parisi nuk t’i jep mundësitë, epo ja që për mua është paksa ndryshe 😅 Pastaj nuk e di pse iki ashtu rrëmbimthi në errësirën e natës, e vetmuar në mes të gjithë atij qameti,drejt një jetese me të mirë, shkoj drejt vendit e drejt dritës së atij vendi...kjo pikturë është bërë nga babi im  👑😇  17 Qershor 2021, 10:35 pm

Mu me merr malli per ty

  Mu me merr malli per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli per buzen e zjarrte, per te egrin shikim, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me pi me ty me u deh vec me te pas ngat po ty a te merr malli permu? Mu me merr malli me te puth,te prek, te perqafoj, te ndjej eren tende , po ty a te merr malli per mu? Mu me bin lotet nga malli qe kam per ty vetevetiu pa pas kurrgja, vec mall per ty, po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me qen e jotja dhe pas gjithe kesaj kohe, vetem e jotja po ty a te merr malli per mu? Mu me merr malli me humb ne trupin tend me u ni njesh me ty, po ty a te merr malli per mu?   4korrik 2021, 00:44am